Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e Meritës së Lartë të Komunës së Preshevës

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel

Policia mbanë ligjëratë për parandalimin e ngacmimeve në shkolla

Njeriu që vulosi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë: Ajo që është arritur në Kosovë është

Nga nesër paralajmërohet mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës, KESCO alarmon për kursim

Ushtarë të Gardës së Idahos kthehen në SHBA nga misioni gati njëvjeçar në Kosovë, familjarët

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

 Shkruan: Prof. Dr. Nebi Islami – Në pritje të Festivalit të Dibrës, manifestimit unik në hapësirën kombëtare
Kulturë Letërsi Teatër

Shkruan: Prof. Dr. Nebi Islami – Në pritje të Festivalit të Dibrës, manifestimit unik në hapësirën kombëtare

22 September 2023 0 Comment 18 min read

AA

Manifestimi i përfshirjes së tërësisë së hapësirës shqiptare, inkoherencës dhe i shpalosjes së vlerave shpirtërore.

Tanimë po i afrohemi një çerek shekulli të traditës së një festivali unik që pa dyshim paraqet manifestimin më të rëndësishëm dhe më gjithpërfshirës të vlerave dramaturgjike-skenike dhe të formave tjera të kulturës, që realizohen në hapësirën kombëtare, të cilat për çdo vit Dibrën e bëjnë kryeqyetet të kulturës dhe të vlerave shpirtëore të kombit.

Në historinë e zhvillimit të festivaleve asnjë qytet, përfshirë edhe tre kryqytetetet e shteteve shqiptare, me gjithë përpjekjet nuk ia kanë arritur të krijojnë fizionomi unike dhe origjinale as identitetin, integritetin dhe legjitimitetin e festivalit si ky, për ç‘arsye janë shuar apo ndërprerë për t’u paraqitur kohë pas kohe.

Nga: Prof. Dr. Nebi Islami

Përkundrazi, festivali i Dibrës për 22 vite me radhë ka hapur siparin duke sjellë risi dhe vlera të çmueshme dramaturgjike e skenike nga veprat e përzgjedhura që organizatori i sjell para publikut të mrekullueshëm, me traditë dhe të etshëm për art dhe kulturë, që di të shijojë e vlerësoj prurjet, mënyrat dhe format klasike e moderne të poetikave që shpalosen nëpër teatrot e hapësirës kombëtare.

Përvojat e gjertanishme kanë shënuar flurudhën e tij të vazhdueshme me ngritje të nivelit ideo-artistik, estetik, filoozofik, etik, historik, psikologjik, dhe të përgjithshëm përmes veprave të inskenuara që me vlerat e tyre nga viti në vit kanë shënuar depërtime cilësore.

Struktura përmbajtësore e këtij festivali ka marrë përmasa të një akademie dhe universiteti që artikulon forma dhe mënyra të vetëdijësimit, të iluminizimit, të fisnikërimit dhe ehumancipimit shpirtëror, si duke vënë thekse në begatinë e virtyteve dhe vlerave apo duke stigmatizuar shkarjet, mangësitë dhe diversitetet historike dhe aktuale botërore dhe brendakombëtare nga pasojat e rrjedhave të pavolitshme historike.

Me gjithë se ka sjellur këto vlera, festivali ka hasur edhe në pengesa të vazhdueshme nga veprimet partikulariste të grupeve të interesit me prapavijë antikombëtare, për qëllime utilitariste, që gjatë viteve kanë tentuar ta kufizojnë apo të suprimojnë, duke e dëmtuar por që në saje të entusiazmit dhe energjisë së animatorëve të tij, ai ka qëndruar në mënyrë stoike, duke iu afruar çerekshekullit dhe duke i përballuar goditjet që i ka neutralizuar me zërin e arsyes dhe të argumeneteve.

Shkëlqimi i një idealisti

Ky festival ka përballuar sfida të rënda dhe shantazhe, e jo rrallë edhe kërcënime, të cilat janë mposhtur në saje të entusiazmit, energjisë këmbëngulësisë, qëndresës, argumentimit dhe nevojës e arsyeshmërisë së vazhdimit dhe ngritjes së tij nga Dibranët. Në këtë drejtim, në veçanti dhe në veçanti ka vepruar e ngulmuar një personalitet i denjë për respektin më të madh, intelektuali, idealisti, iniciuesi, themeluesi , dhe organizatori i shkëlqyer, krijuesi inventiv, erudit, regjisori dhe drejtusi aktual i këtij manifestimi,Ylber Nuredini.

Ky veprimtar, asnjëherë nuk është zbrapsur nga realizimi i qëllimeve fisnike për kultivimin e artit dhe ngritjen e horizontit të kulturës, të dijeve dhe emnacipimin e përgjithshëm, duke shfaqur energji të pashoqe, duke ngadhënjyer dhe duke mposhtur skylat dhe karridbat në dukje të papërballueshme.

Ai së bashku me festivalin është shëndërruar edhe vet në institucion të patejkalueshëm dhe të patjetërsueshëm të këtij manifestimi me vlera sublime, e tani më historike, që e bëjnë Dibrën por edhe të gjithë ne të krenohemi.

Në saje të sakrificave dhe flijimit për këtë kauzë të shenjtë, Ylber Nuredini sot është bërë simbol i fisnikërimit dhe emër i njohur, i çmuar dhe i respektuar në tërë hapësirën kombëtare.

Në bazë të këtyre sakrificave, cilësia e prurjeve dhe pjesëmarrja, këtë festival e kanë shëndërruar në paradigmë dhe shëmbëllim të manifestimeve të ngjashme me ato të qyteteve evropiane që janë sinonime të vlerave më sublime si San Remo, Kana, Kapërrllovi Vari, Bërno, Vrocllavi e të tjerë që në kanë lëne prapa Romën, Parisin, Pragën, Varshavën, pikërisht siç ka ngadhnjyer Dibra ndaj Tiranës, Prishtinës, Shkupit, duke u bërë symbol dhe sinonim i artit dramautgjik-skenik dhe i kulturës me vlera të patejkalueshme.

Ky Festival është bërë simbol që bashkon pjesët e një tërësie duke tubuar dhe bashkuar krijuesit e shquar nga Lugina, nga Mali i Zi nga Kosova, nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, përkatësisht nga hapësira e tërësishme kombëtare, si asnjë manifestim tjetër.

Edhe pse ka pasur përpjekje nga e kryeqendrat e shteteve shqiptare dhe nga qytetet tona tjera për organizime të festivaleve të ngjashme, asnjëherë nuk e kanë arritur nivelin e organizimit, të cilësisë, të sasisë, të kohëzgjatjes, të vlerësimeve kritike, të publikimeve, të promovimeve dhe të afirmimit të vlerave dramaturgjike, skenike e letrare si ky Festival.

Lexo edhe:

ITF – Festivali i Teatrit Shqiptar në Maqedoni të Veriut, prezantohet repertori i edicionit të XXII-të

Sfidat, pengesat dhe qëndresat

Në bazë të vlerësimit e gjykimit të patronatit, mbështetësit kryesor organizativ, financiar e moral si dhe të çdo kryetari të Komunës dhe çdo legjislacioni të Kuvendit Komunal të Dibrës, gjatë tërë kësaj kohe ky festyival ka të drejtën ligjore dhe të qytetërisë, sepse me flurudhën e ngritjes nëpër vite është shëndërruar në instititucion të rëndësishëm edhe si nevojë e vlerë shpirtërore e pjesë e pandashme e kulturës dhe shpirtit të dibranëve dhe të shqiptarëve, prandaj kanë insistuar me ngulm t’i jepet statusi dhe karakteri i nivelit kombëtar, përkatësisht shtetëror.

Është fakt se si në të kaluarën, si aktualisht, festivali i Dibrës ka qenë dhe është ende halë në sy i qarqeve destruktive të cilave u pengon zhvillimi i kuturës shqiptare, sidomos nëse përfshinë tërësinë e saj.

Kjo gjendje ka qenë dhe është e pranishme edhe si pasojë e qëndrimit servil të kompetentëve shqiptar te cultures, që për t’i ruajtur pozitat nuk janë angazhuar, bile edhe në rastet kur i kanë prirë Ministrisë së Kulturës së RMV.

Kjo situatë mund dhe duhet të tejkalohet me institucionlizimin e tij shtetëror, bazuar në funksionimin dhe sukseset që ka arritur në kontinuitet, duke iu afruar çerek shekullit. Kjo kërkesë është e drejët legjitime dhe e patjetërsueshme që buron nga obligimet kushtetuese e ligjore ndaj tatimpaguesëve shqiptarë, të cilët participojnë finaciarisht me mbi 25% të mjeteve, ndërsa në kulturë konsumojnë mjete vetëm afër 7%.

Pjesëmarrës prestigjioz prurje cilësore

Gjatë 22 viteve të kaluara në këtë Festival janë realizuar mbi 200 shfaqje të të gjitha zhanreve nga dramaturgjia botërore dhe kombëtare. Pjesa më e madhe e këtyre veprave ka përmbushur pritjet me program të ngjeshur, të begatshëm, heterogjen me përzedhjen dhe përfshirjen e të gjitha gjinive dramaturgjike, me qasje regjisoriale inventive, me aktrim cilësor shumështresor, me skenografi atraktive me rrezatime asociative, me efekte muzikore virtuoze, si dhe me ndriçime jo rrallë spektakulare e me të gjithë përbërsit e tjerë të strukturave dranaturgjike -skenike, duke i ofruar publikut përjetime të fuqishme emocionale deri në përmasa katarsisi!

Janë përzgjedhur pjesë që nga ragjeditë antike, nga Teatri Elizabetian e Shekspiri, pa anashkaluar dramën e romantizmit, të sentimentalizmit, të realizmit, të natyralizmit nga fluidat e të cilit ka lindur poetika e dramaturgjisë modern, sidomos të absurdit, e cila gjithashtu është bërë pjesë e repertorit të këtij festivali.

Janë shfaqur komedi që nga ato antike e deri te ato bashkëkohore botërore dhe kombëtare, farsa, vodvile si dhe forma tjera travestive, pjesë koreografike dhe shfaqje tjera me vlera.

Në këtë skenë kanë marrë pjesë shembëlltyrat emblematike të regjisë dhe të aktrimit, ndër të cilët vlen të përmenden Gëzim Kame, Miahallaq Luarasi, Dhimitër Orgocaka, Gjergj Prevazi, Bardh Smaja, Milto Kutali , Ervin Çuli, Drida Dervishi, Elma Doresi e shumë të tjerë, ndërsa nga Kosova Fadil Hysaj, Ekrem Kryeziu, Teki Dervishi, Agim Selimi, Haqif Mulliqi e të tjerë, nga Maqedonia e Veriut, Ahmet Jakupi, Sefedin Nuredini, Vllado Milçin, Sulejman Eushiti, Qëndrim Rijani, Senad Abdyli, Kushtrim Bekteshi dhe emra të tjerë të rrespektuar.

Fesitvalit ia kanë ngriturr peshën aktorët tanë më të shquar, nisur nga doajenui dibran Sulejman Pitarka, Reshat Arbana, Robert Ndre Nika, Roland Trebicka, Bujar Asqeriu, Petrika Riza, Luftar Paja, Kristaq Pilo, Klajdi Marku, Gyliem Radoja, Ndriçim Xhepa, Alfred Trebicka, ndërsa e kanë madhështuar primadonat e aktrimit Drita Pelinku, Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Hajrije Rondo, Mysherefe Preka, nga brezi më i ri Zamira Dika,Mimoza Marjanaku, Ema Andra, Eliona Thomaraj e shumë personalitete tjera nga Teatri Kombeëtar dhe teatrot e qyteteve të Shqiperisë.

Nga Kosova në këtë skenë kanë luajtur Faruk Begolli, Enver Petrovci, Çun Lajçi, Selman Jusufi, Selman Lokaj, Nimon Muçaj, Jahja Shehu, Luan Daka, Luan Jaha, Shkumbin Istrefi, Irena Aliu, Vjosa Abazi, Emine Toska, Hajrije Berisha, Safete Mustafa, e shumë të tjerë; nga Maqedonia e veriut – Bajrush Mjaku, Sefedin Nuredini, Zijadin Murtezi, Vebi Kerimi, Refet Abazi, Elhame Bilalli, Teuta Ajdini – Jegeni, Drita Karaga, Linda Sahiti, Naime Azi, Linda Shabani, e shumë aktore tjera të respektuara që për mungesë të hapësirës po i anashkalojmë.

Kontribut të rëndësishëm për ngritjen e kulturës teatrore kanë dhënë tryezat e kritikës lidhur me vlerat regjisoriale, aktoreske, dhe të përbërsve tjerë të hallkës kompozicionale dramaturgjike-skenike, fillimisht me Josif Papagjonin dhe Adriatik Kallullin e Nebi Islamin e më vonë edhe me prof. Miho Gjinin, Luljeta Isakun, Salajdin Salihun, Jahi Jahiun, Agron Gërgurin,, Shemsi Dodën e të tjerë, që si ekspertë të doktrinave dramaturgjike – skenike, përveç vlerësimeve dhe vështrimeve kritike kanë lëvizur edhe një numër analistësh dhe entuziastësh të arteve që përmes debateve frytëdhënëse kanë ndikuar në ngritjen nivelit të dijeve në këtë lëmi.

Janë zhvilluar debate të frytshme për ngritjen e nivelit të njohurive nga këto fusha si formë e rëndësishmme e kulturës dhe dijeve. Për arsye se shijet, vlerësimet dhe gjykimet mbi vlerat e artit janë subjektive dhe të ndryshme, edhe në këtë festival jo rrallë janë shprehur pakënaqësi lidhur me juritë vlerësuese.

Vërejtje ka pasur për mënyrën e shpërndarjen e çmimeve në bazë të parimit gjeografik, për të kënaqur shumicën e pjesëmarrësve, gjë që shprehte oportunizmin, konformizmin, utilitarizmin jo rrallë edhe keçpërdorimin e besimit të organizatorit.

Gjykojmë se në të ardhmen duhet zbatuar kriteret e vlerave të festivaleve prestigjioze në të cilat ndodhë që të gjitha çmimet t’i rrëmbejë një shfaqje sepse kështu rritet motivi për cilësinë e veprës. Praktika jonë dëshmon se ende nuk jemi pjekur për vlerësime meritore dhe kjo gjendje kërkon përgjegjësi më të madhe në të ardhmen. Një kërkesë tjetër është shtruar për pjesëmarrjen më të madhe të dramës kombëtare që nuk varet nga Festivali por nga prurjet nga terreni, si indikacion që duhet marrë parasysh nga teatrot.

Në bazë të thekseve të mësipërme gjykojmë se Festivali i Teatrit Shqiptar në Maqedoninë e Veriut në Dibër është shëndërruar e ngritur në monument dhe barometër prestigjioz për vlerësimin e të arriturave kombëtare në fushën e artit, kulturës, dijeve dhe vlerave shpirtërore, që begatojnë, humanizojnë dhe fisnikërojnë hapësirën e tërësishme kombëtare.

Urojmë që në këtë sesion festivvali të shënojë suksese edhe më të mëdha se në vitet e kaluara ndërsa në të ardhmen të mësyjë “Majat e Parnasit!”.

Share This:

Tags: Prof. Dr. Nebi Islami
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kulturë

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e

21 June 2025
Lajme

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si

20 June 2025
Lajme

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga

20 June 2025
Lajme

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh

20 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.