Wednesday 3 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Bresalci mirëpret Glauk Konjufcën, Alban Hysenin dhe kandidatët e LVV-së

Drenushë Maloku Bejtullahu synon të përfaqësojë qytetarët me vlera dhe përkushtim

Pensionohet Xajë Mustafa – njeriu që me një fotografi i tregoi botës dhimbjen dhe shpresën

Parashikimi i motit për të martën, 02 qershor 2026

Rruga që pritet t’i japë hov zhvillimit të Karadakut të Kamenicës po merr formë

Festivali Mbarëkombëtar “Mollëkuqet 2026” mbushi Gjilanin me talent, emocion dhe magjinë e fëmijëve

LDK fton qytetarët në tubimin e madh elektoral në Gjilan

Arbëria mobilizohet për tubimin qendror të PDK-së në Gjilan

Lutfi Haziri: Në Gjilan bashkohen tre brezat e LDK-së – brezi i rezistencës, i Republikës

Mireshi priti me entuziazëm kryetarin Alban Hyseni dhe kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

 “Pako e presidentes”, Abdixhiku tregon propozimin që bëri për çështjen e buxhetit të komunave: Nuk pati asnjë gatishmëri për ta çuar para
Lajme

“Pako e presidentes”, Abdixhiku tregon propozimin që bëri për çështjen e buxhetit të komunave: Nuk pati asnjë gatishmëri për ta çuar para

25 November 2025 0 Comment 7 min read

AA

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas deklaratës së djeshme të presidentes Osmani e cila tha se ka kërkuar nga partitë politike të mblidhen dhe të votojnë për çështjen e buxhetit për tri komuna, duke theksuar se kjo çështje ka qenë si pikë e veçantë në rend dite, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Ajo ka bërë të ditur se partitë kanë vendosur të mos jenë të pranishme në seancë, duke çuar në mosmiratimin e buxhetit.

Abdixhiku ka thënë se e vërteta është ndryshe.

Ai ka shkruar se mbrëmjen e nominimit të Glauk Konjufcës, i ka shprehur gatishmërinë Presidentes së vendit që të votohet një pako, e cila madje mund të quhej edhe Pako e Presidentes; me zgjatimin e buxhetit për 3 muaj, me votimin e Ligjeve të Prishtinës e Gjilanit, me sigurimin e pagave për RTK-në, si dhe me votimin e Pakos Evropiane të Rritjes.

Kreu i LDK-së, ka thënë se po atë mbrëmje, menjëherë pas mandatimit të Konjufcës, Presidentja e ka kontaktuar, duke i thënë se ka komunikuar me mandatarin, ua ka përcjellë porosinë Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ata janë shprehur shumë pozitivë për këtë ide.

Abdixhiku tutje shkruan se në ato momente ka kontaktuar Memli Krasniqin si Kryetar të PDK-së; Ramush Haradinajn si Kryetar të AAK-së; dhe Fatmir Limajn si Kryetar të Nismës dhe të tre këta janë njoftuar se ka një mundësi që të votohet një pako e tillë për të mirën e vendit.

Në atë mbrëmje, ai thotë se ka kontaktuar dhe disa ambasadorë të QUINT-it, mirëpo sipas tij, nga ai moment, nuk ka lëvizur asgjë për 15 ditë.

“15 ditë pa asnjë komunikim; përveç një vonese të pakuptueshme në shpenzimin e ditëve para një krize të paralajmëruar. E pakuptueshme për mua; e lexueshme si tendencë për krijim krize dhe fajësim politik”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Dje, i zënë me punët tona organizative e të nominimit, më paska ikur deklarimi i Presidentes, e më pas edhe ekzaltimi i Sanço Pançove që paskan shpërndarë “të vërtetën” e tyre.
E vërteta është kështu – dhe për këtë qëndroj para vendit dhe Zotit:

Në mbrëmjen e nominimit të Glauk Konjufcës, i kam shprehur gatishmërinë Presidentes së vendit që të votohet një pako, e cila madje mund të quhej edhe Pako e Presidentes; me zgjatimin e buxhetit për 3 muaj, me votimin e Ligjeve të Prishtinës e Gjilanit, me sigurimin e pagave për RTK-në, si dhe me votimin e Pakos Evropiane të Rritjes.

Në mbrëmje, po atë mbrëmje, menjëherë pas mandatimit të Konjufcës, Presidentja më ka kontaktuar, duke më thënë se ka komunikuar me mandatarin, ua ka përcjellë porosinë Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ata janë shprehur shumë pozitivë për këtë ide.

Në ato momente kam kontaktuar Memli Krasniqin si Kryetar të PDK-së; Ramush Haradinajn si Kryetar të AAK-së; dhe Fatmir Limajn si Kryetar të Nismës. Të tre këta janë njoftuar se ka një mundësi që të votohet një pako e tillë për të mirën e vendit.

Në atë mbrëmje kam kontaktuar dhe disa ambasadorë të QUINT-it.

Nga ai moment, nuk ka lëvizur asgjë për 15 ditë.

15 ditë pa asnjë komunikim; përveç një vonese të pakuptueshme në shpenzimin e ditëve para një krize të paralajmëruar. E pakuptueshme për mua; e lexueshme si tendencë për krijim krize dhe fajësim politik.

Ky propozim, i hapur, diskutuar e nxitur nga vet unë, na u kthye në tavolinën e caktimit të zgjedhjeve, dhe atë me stilolaps mbi nënshkrimin e dekretit për zhbërje të Kuvendit. Edhe aty, thash, para të gjithëve, krejt në fund të fjalës sime, se nëse ka gadishmëri nga të gjithë LDK nuk është kundër. Ky deklarim është i regjistruar zyrtarisht.
Nuk pati asnjë lëvizje, anipse ishte vonë. Ani pse ishin shpenzuar 15 dië pa asnjë nevojë. Ani pse nuk kishte asnjë gadishmëri as për ta diskutuar bashkarisht në mjë vend këtë ide.

Sot habitem se me sa lehtësi fshihet ky fakt dhe kjo e vërtetë. E kuptoj që jemi në betejë politike, por në këtë betejë na duhet të kemi minimalisht korrektësi dhe sjellje njerëzore.
Kjo është e vërteta.

Gjithsesi, per të gjitha sfidat ka zgjidhje. Do ta shihni dhe në ditët në vijim se bllokada ishte e qëllimshme. Nuk është e re. Po zgjatë tash e 12 muaj. Se krejt kjo krizë është inskenim i një beteje të Don Kishotit me mullinj të erës.
Kosova mund të bëhet lehtë.
Është e jona. Do ta bëjmë!

Share This:

Tags: Abdixhiku
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Bresalci mirëpret Glauk Konjufcën, Alban Hysenin dhe

2 June 2026
Lajme

Drenushë Maloku Bejtullahu synon të përfaqësojë qytetarët

2 June 2026
Lajme

Pensionohet Xajë Mustafa – njeriu që me

2 June 2026
Kulturë

Adi Krasta hyn në “Ferma VIP” me

2 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Top 10-shja e LDK-së për zgjedhjet e

12 May 2026

Me përfundimin e afatit të KQZ-së për dorëzimin e listave, Lidhja Demokratike e Kosovës

Lajme

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës

9 May 2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të

Lajme

Kurti dhe Abdixhiku takohen në Kuvend, në

20 April 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka arritur në Kuvendin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.