Friday 31 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Fatbardh Veseli dhuron librin e tezës së doktoraturës për bibliotekën e UKZ-së

Shkruan: Prof. Dr. Flamur Hyseni – Dekretimi pa shumicë: kur forma e mposht qëllimin e

Ndërron jetë punëtori që aksidentalisht ra nga kati i gjashtë i një ndërtese në Gjilan

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Kurti: Do të shkoj me optimizëm dhe konstruktivitet në takimin te presidentja

Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Shpërndahet Abetarja Mbarëkombëtare në Ulqin e Tivar

Lajmi i Fundi: LDK dhe PDK në Gjilan nënshkrujnë marrëveshje paraprake qeversëse

Kurti: Nga nëntori pensionet rriten nga 120 euro në 150 euro, shtesat për fëmijët do

Kosovare Asllani me 200 paraqitje për Suedinë

 Shkruan: Prof. Dr. Flamur Hyseni – Dekretimi pa shumicë: kur forma e mposht qëllimin e kushtetutës
Lajme Opinione

Shkruan: Prof. Dr. Flamur Hyseni – Dekretimi pa shumicë: kur forma e mposht qëllimin e kushtetutës

31 October 2025 0 Comment 11 min read

AA

Në çdo shtet kushtetues ekziston një vijë ndarëse ndërmjet formës së ligjit dhe qëllimit të tij.

Kur presidenti i shtetit vepron vetëm përmes formës, ai rrezikon të kthehet në administratë formale të pushtetit; kur ruan qëllimin, ai mbetet rend moral dhe juridik. Në Kosovë, çështja e dekretimit të kandidatit për kryeministër pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 e ka vënë këtë dilemë në qendër të debatit publik e institucional. 

Në thelb qëndrojnë dy pyetje: A mund të jetë kushtetues një dekret presidencial që jepet pa garantuar paraprakisht ekzistencën e shumicës parlamentare? Çfarë kuptimi ka dekreti që jepet për të dështuar?

Shkruan: Prof. Dr. Flamur Hyseni

Qëllimi i normës: garantimi i vendimmarrjes, jo testimi i saj.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton konkretisht, sipas nenit 95(1): “Pas zgjedhjeve, presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”. Ndërsa neni 84(14) përcakton se: “cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit”.

Nëse këto nene lexohen në mënyrë sistematike dhe gjuhësore, kuptimi i tyre është: Kushtetuta kërkon që shumica të ekzistojë para dekretimit, jo pas tij. Pra, presidentja nuk e teston shumicën në Kuvend por e verifikon ekzistencën e saj përpara se të veprojë. Sepse vendimmarrja parlamentare, si akt politik, nuk është proces i rastësisë: ajo ndodh vetëm kur ekzistojnë kushte faktike për ta bërë të mundur. Pikërisht për këtë arsye, qëllimi i këtyre neneve është garantimi i vendimmarrjes kushtetuese, jo testimi i saj përmes eksperimentimit politik.

Në momentin kur presidentja e jep mandatin pa ekzistencë të shumicës faktike, ajo nuk po zbaton normën, por po e zbraz nga përmbajtja e saj. Akti mbetet formal, por humb kuptimin material.

Analizë kritike e dekretimit pa shumicë: konflikti midis funksionalitetit dhe legjitimitetit

Në praktikën kushtetuese të Kosovës, kjo çështje u interpretua për herë të parë në astin KO103/14 të vitit 2014. Aty, Gjykata Kushtetuese interpretoi “shumicën në Kuvend” si subjektin me numrin më të madh të ulëseve, pra shumicë relative, jo domosdoshmërisht shumicë absolute. Ky interpretim u arsyetua me nevojën për të ruajtur funksionalitetin e institucioneve, por në thelb përbën zgjerim ekstensiv të kuptimit të nenit 95(1). Në vend të shumicës faktike, u pranua shumica relative, pra fituesi pa numra të mjaftueshëm. Kështu, legjitimiteti material u zëvendësua me formalitet elektoral.

Në rastin KO72/20 të vitit 2020, Gjykata Kushtetuese e shtriu më tej këtë qasje duke futur kriterin e “probabilitetit më të lartë” për formimin e qeverisë. Kjo do të thotë se presidenti mund të dekretojë kandidat edhe pa shumicë të garantuar, nëse ka gjasa që ai ta sigurojë më vonë (brenda 15 ditëve). Në logjikën juridike, kjo është kthim i normës në mundësi, jo në detyrim. Por Kushtetuta nuk flet me mundësi; Kushtetuta flet me kategori të saktë normative. Një dekret i tillë nuk është ushtrim i funksionit garantues, por eksperiment institucional me pasojë të parashikueshme: dështim i vendimmarrjes dhe shkuarje në zgjedhje të reja.

Ky interpretim, i justifikuar në emër të “funksionalitetit”, në fakt komprometon parimin e legjitimitetit parlamentar. Presidentja, në vend që të sigurojë kushte për funksionim të Kuvendit, e vendos Kuvendin në proces testues për ekzistencën e shumicës. Por Kuvendi nuk është laborator politik; Kuvendi është vend i vendimmarrjes.

Nga rastësia politike tek arsyeja institucionale

Në filozofinë politike, shteti i së drejtës nuk është pushtet i formave, por rend i arsyes. Në këtë perspektivë, Kushtetuta është shprehje e arsyes praktike publike, e cila kërkon që pushteti të veprojë bazuar në fakte dhe normë, jo në rastësi.

Dekretimi pa shumicë reale bie ndesh me këtë logjikë. Ai e kthen vendimmarrjen nga akt racional në proces probabiliteti, nga arsye politike në rastësi parlamentare. Në aspektin etik të qeverisjes, një vendim i tillë është i mangët sepse nuk respekton parimin e përgjegjësisë politike: askush nuk mban përgjegjësi për një shumicë që nuk ekziston. Kështu, procedura e mandatimit humb substancën e saj morale dhe konstituive.

Në filozofinë e republikës, shumica nuk është thjesht numër, por është edhe konsensus minimal për drejtimin e shtetit, përfaqësim i vullnetit të përgjithshëm të qytetarëve. Nëse presidentja e anashkalon këtë vullnet duke vepruar me një shumicë të paformuar, jo vetëm që shkel Kushtetutën në aspektin formal, por dëmton kohezionin moral të republikës.

Presidentja si garantuese e rendit kushtetues dhe moralit institucional

Roli i presidentes është jo vetëm procedural, por substancial: ajo duhet të sigurojë që çdo akt të jetë i arsyeshëm juridikisht dhe faktikisht i bazuar në shumicë reale, siç kërkojnë nenet 84(14) dhe 95(1).
Nëse presidentja e di se shumica nuk ekziston, dhe megjithatë jep mandatin, ajo cenon parimin e shtetit të së drejtës. Çfarë kuptimi ka atëherë dhënia e mandatit – dekretit i cili nuk realizohet.

Në këtë kuptim, presidentja është më shumë se nënshkruese e dekretit: ajo është garantuese e racionalitetit institucional të shtetit. Akti i saj nuk duhet të jetë eksperiment procedural, por përpjekje për të garantuar vendimmarrjen që Kushtetuta e parashikon.

Në mungesë të këtij verifikimi, dekretimi bëhet kundërkushtetues në qëllim, sepse çon drejt rezultatit të kundërt: dështimi i formimit të qeverisë dhe shpërndarja e Kuvendit pa realizuar mandatet ekzistuese. Rruga e tillë është akt politik me pasoja institucionale negative, një rrugë që bie ndesh me parimin themelor të shtetit të së drejtës dhe të përgjegjësisë institucionale – politike.

Mandati parlamentar si shprehje e vullnetit politik të trupit elektoral

Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, si çdo proces demokratik, janë shprehje e vullnetit të trupit elektoral për përfaqësim parlamentar. Qëllimi i përfaqësimit është që kjo shumicë të shndërrohet në pushtet qeverisës – zgjedhje e qeverisë që ka legjitimitet nga shumica reale parlamentare.

Çdo procedurë që çon vendin në zgjedhje të reja pa realizuar mandatin ekzistues është kundërkushtetuese në thelb, sepse minon vullnetin e zgjedhësve. Presidentja duhet të veprojë me arsye konstituive, duke kërkuar dokumentim formal të shumicës, para se ta dekretojë kandidatin për kryeministër. Nuk është ndërhyrje politike, por detyrim kushtetues për të garantuar vendimmarrjen.

Vetëm kështu realizohet parimi që shteti i së drejtës është rregull i arsyes dhe jo i rastësisë.

Nga procedura formale te përgjegjësia për qëllimin kushtetues

Thelbi i debatit nuk është nëse presidentja mund ta japë mandatin, por në çfarë rrethanash dhe kushte e jep mandatin.

Nëse akti jepet pa ekzistencë të shumicës faktike, dekretimi bëhet formal, por humbet përmbajtjen normative dhe kushtetuese.

Kushtetuta nuk kërkon vetëm të ndjekësh procedurën, por ta mbushësh atë me qëllimin për të cilin ekziston, formimin e qeverisë me legjitimitet parlamentar.

Dekretimi pa shumicë është kundërkushtetues në qëllim, sepse bie ndesh me parimin themelor të shtetit të së drejtës dhe me detyrimin e presidentes për të garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve.

Kushtetuta nuk përcakton testimin e vendimmarrjes, por garantimin e saj në rrethana të sigurta.
Presidentja është rojtare e rendit kushtetues, garanci e shumicës reale dhe nuk duhet të dekretojë për të testuar, por për të garantuar.

(Autori është profesor i teorisë së shtetit dhe së drejtës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës)

Share This:

Tags: Flamur Maloku Opinion Prishtine TV Gjilani Xhemail Veseli
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Fatbardh Veseli dhuron librin e tezës së

31 October 2025
Arte tjera

Mr. Avni Behluli: Ibrahim Kodra, kolosi shqiptar

31 October 2025
Lajme

Shkruan: Prof. Dr. Flamur Hyseni – Dekretimi

31 October 2025
Lajme

Ndërron jetë punëtori që aksidentalisht ra nga

31 October 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Aksident zingjiror mes katër automjeteve në rrugën

29 October 2025

Një aksident zingjiror mes katër automjeteve ka ndodhur sot në rrugën Gjilan-Prishtinë. Rastin për

Lajme

FSK po realizon ushtrimin fushorë “Ujku Shigjetë”

22 October 2025

Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore

Lajme Opinione

Nga Kreshnik Spahiu: Pse qindra injorantë komentonin

7 October 2025

Dje ndodhi një akt terrorist në sallën e gjyqit. 90% e komenteve të “bagëtive”

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.