Sunday 22 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në Iran

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

 Shkruan: Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu – Cila është kënga e Gjergjevcalive?
Kulturë Letërsi Muzikë

Shkruan: Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu – Cila është kënga e Gjergjevcalive?

7 September 2023 0 Comment 23 min read

AA

Kënga e gjergjefcalive është një këngë e cila është shënuar e regjistruar në mënyra e variante të ndryshme.

Shkruan: Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu

Këtë këngë të paraqitur në katër variante, “që i mblodhi, i shënoi, dhe i këndoi” rapsodi i njohur dhe krijues i përkorë, Demir Shefki Krasniqi (tashmë i ndjerë) e kemi dëgjuar edhe më parë, qoftë nga Demiri ose edhe nga këngëtarë ose rrëfyes të tjerë.

Krasniqi, si arsimtar muzike që ishte, në sqarimet që jep në fund të varianteve të këngës, pos tjerash, thotë se ”variantin e parë të kësaj kënge e ka kënduar i ndjeri babai im – Shefki Krasniqi (1916-1996), kurse variantet: 2,3,4 i kamë shënuar nga këngëtarë dhe vende të ndryshme, për të cilët fatkeqësisht nuk i kamë shënuar të dhënat e duhura për ta… Shënimet e këngëve janë të sakta dhe të shënuara ashtu si që janë kënduar në dialektin e të folurit përkatës” – nënvizon kengëtari.

Sipas nesh, varianti i parë (i paraqitur në formë më të shkurtër) dhe i treti, ku kënga është e plotë, lidhet pikërisht me trimat gjergjefcali. Variantin e tretë të kësaj kënge e kam dëgjuar së rrëfyeri dhe të kënduar në shtëpinë e dajës së nënës sime, Sherif Mehmeti, në fshatin Gjergjec. Në variantin 1 dhe 3 përmendet emri gjergjefcali, që nuk figuron te varianti i 2 dhe i 4 i kësaj kënge, që jep të kuptohet se varianti 1 dhe i 3 janë më autentikë.

Sa për kuriozitet, dajë Sherifi (djali i Mehmetit) na tregoi edhe një gjë, thuaja të pabesueshme. Paskësh ndodhur që Mehmeti me dajën Ali (nga Ramabuça) për të treguar sesa janë shenjëtarë të mirë, nga një largësi jo edhe aq të madhe, kanë vënë venë e pulës në kokë të tyre dhe kanë shënjuar njëri-tjetrin. E se ishin dajë e nip (Mehmeti me Aliun) tregohet edhe në vargun e parë të variantit të tretë të këngës.

Asnjëri variant i këngës, nuk përkon (plotësisht dhe saktësisht) me të folmet e asaj ane, as të Gallapit (Gollakut – Tugjecit) të Kamenicës e madje edhe më pak me të folmen e Gjergjecit dhe Ramabuçës – fshatra të Hashanisë (Malësia e Bujanocit), meqë, siç e thotë edhe Demiri, këngët “i kamë shënuar nga këngëtarë dhe vende të ndryshme”, e që rreth këtij problemi nuk do të ndalemi këtu.

Paraqitëm këta pak rreshta, sa për të treguar se kënga u kushtohet e u këndohet gjergjefcalive, e jo e ndonjë personi a vendi tjetër.

Fjalën e kemi për variantin e parë dhe të tretë, siç edhe i ka paraqitur këngëtari, z. Demir Krasniqi:

P. S.

Meqë tekstet e varianteve të këngës së gjergjefcalive, të scanuars vëdhtirë lexoheshin, e për hir edhe të lexuesve me “vërejtjet” që patën, po i paraqes të rishkruara në kompjuter, në mënyrë autentike, siç i ka shënuar rapsodi Demir Krasniqi:

1. Varianti i parë:

Ugurolla dy djem të ri-e,

N’Bujanoc, o, kan’ msy mme hi-e,

Se n’Konçul, djemt kur jan’ shkue,

Bash tu çeshmja jan’ nal’ me pushue.

Me pushue, duhan me pi-e,

Vjen çaushi, o, me zapti’e:

– Ju ngat’ jeta, o djem të ri-e!

– T’u ngat’ jeta, çaush me zapti-e!

– Kah ju patëm, more, djem të ri-e?

Prej Gollakut – Gjergjefcali-e,

Se n’Nasalcë, o, po rrnojmë me shpi-e!

– Jepni armët, o, djem të ri-e!

– T’u nxiftë fjala, çaush me zapti-e!

Armët tona, nuk jan’ për ty-e,

Ti je msue me Moravali-e

Me u marrë armët, me i rrehë si fimi-e,

Ti s’ke pa malsor me sy-e,

T’i shtin n’bark sahat e allti-e,

T’i qet n’ntokë zorrë e mushkni-e!

2. Varianti i dytë:

Dy djem t’Sylës, dy djem të ri-e,

Veshë e mathë jan’ ra n’çarrshi-e,

Dojn’ mej shitë karagj’t e zi-e,

Jan’ zatetë me i kasap zotni-e:

– Sa bre djem, karagj’t e zi-e?

– Soll treqin e tridhet e dy-e!

– Qysh treqin e tridhet e dy-e?

Karagjë t’vjedhun shitni n’çarrshie?!

Fjala-fjalës n’fesat jan’ hi-e,

Rreth e okolla plot zaptie-e.

Djemt e Sylës dy djem dai-e,

Kan’ me veti ka ni alltie-e,

Ka ‘i allti e ka gjasht’ fishek-e,

Vranë çaushin me dymdhet’ vet-e,

Vranë çaushin me dymdhet’ zapti-e,

Paska ndije, o Syla n’shpi-e,

Si asllan na kish dal’ n’çarrshi-e,

Zu po i pvetë do dugajxhi-e:

A s’mi patë dy djemt’ e mi-e?

– Ti shnosh, Sylë, se t’i kan’ gri-e,

– T’i kan’ gri, t’i kanë coptue!

Po ban’ Syla: “Kuku për mue,

Pak ma ngat t’kisha pas qillue,

Me ndoj fajlë u kisha nimue,

Jan’ kanë t’ri, nashta jan’ frigue!

– Gajret Sylë, se shumë t’jan’ ngarkue,

T’kan’ ngarkue t’kan’ ngarkue keq,

Se i kanë vra soll dymdhetë vetë!

Po ban’ Syla – haj medet,

Qi s’kan pasë tjetër fishekë,

Me i pas hataman nizet!

3. Varianti i tretë:

– Thrret Mehmeti, Ali, bre dajë,

– Hajde dajë n’Bujanoc me dalë,

N’Bujanoc, me dal’ n,Pazar,

Do duhan dojna me e marrr’!

Jan’ nis’ trimat udhës tuj shkue,

N’Llapardincë kur paskan shkue,

– N’Llapardincë kur paskan ardhë,

– Kokan nal’ te çeshmja e bardhë,

Jan’ ungjë trimat me pushue,

Nip e dajë tuj bisedue,

Nip e dajë duhan tuj pi,

– Thrret Mehemti, dajën Ali:

– Tek po vinë, dajë, do qen’ zapti!

– S’vonjon’ llafet, zpatitë kanë mrri:

– Merhaba, o ju djem të ri!

– Me rhaba, çaush me zapti!

– Kah ju patëm bre gjem’ të ri?

– Prej Gollakut – Gjergjefcali!

– M’jepni armët, ju, gjem’ të ri!

– Jo, çaush, more, anadolli,

– Ti je msu me turqeli,

– Mej dhanë armët tuj kajtë si thmi,

– Ne na thinjë Gjergjefcali,

– Armët tona nuk jan’ për ty!

– Për t’gjall’ armët s’ti dorëzojmë,

Hiq fort shumë llafet s’vonojnë,

Nisen pushkët po ushtojnë.

– Nisen pushkët me ushtue,

Atij çaushit ja kan’ drejtue,

Bash n’lul’ t’ballit pushkë i kan’shue,

Kët’ çaushin na kan’ praptue.

Kët’ çaushin e kan’ korit,

Zorrë e mushkni n’diell m’ja kan’ qitë!

Ky Mehmeti, prej Gjergjefci,

Po m’i thotë Zeqir Medefcit:

– O, Zeqir, o shqiptar hafi,

Ti je msue me Moravali,

Mej rreh dru, mej rreh kamxhi!

– Or Zeqir – Zeqir Medefci,

Qeky asht Mehmet Gjergjefci

Qi t’qinisë plumba mbi sy,

Qi t’shtjen n’bark sahat e allti,

Qi t’qet n’tok’ zorrë e mushkni!

4. Varianti i katërt:

T’bijt’ e Sylës, dy dajallar,

Dor’ për dor’kan’ dal’ n’pazar,

Dal’ n’pazar, jan’ dal’ n’çarrshi,

Për mej shitë karagjt’ e zi.

Paskan ardh dy djem zotni,

– Sa e kan’ fiatin, karagjtë e zi?

– Treqin grosh e tridhet e dy!

– Ju nxiftë fjala, ju, djem’ të ri,

Kijet e vjedhun, qysh mej shitë n’çarrshi?!

– Ngrihni fjalt’ more zotni,

Si kem’ vjedh’ karagjt’ e zi,

Na i ka ba Gala në shpi!

Qaty fjalët i kan’ shti,

Kan’ nisë luftën në çarshi.

Hanmi i begit, na duel n’avli:

Zo’ çka janë kto pushkë n’çarrshi?!

– Dy djem t’ri, pa musteqe,

Kan’ nisë luftën shumë të keqe!

Man Rrahmani po shkon tuj pvetë:

– Sod dy nipa ku m’kan’ metë?

– Hajt bre mixhë, mos kije dert,

I kan’ shitë karaxht’ shum shtrejtë,

Shtrejtë i shiten karaxhtë e zi-

Gjak për shtrejtë,

Shtrejtë i shiten karaxhtë e zi-

Gjak për gjaku me dy zotni!

– Mjeri u i mjerii qi s’jam qillue,

Veq ni pushkë me jav nimue,

Jan’ kan’ t’ri, djemt, jan’ frigue!

Syla pushët kur i ka ndi’,

Me të ngame po del n’ çarshi,

E poj pvetë do dugajxhi:

– A s’mi patë dy djem të ri?

– Ty, me djem, Sylë, Zoti t’pjektë n’xhenet!

Te dy djemt, ty, t’kanë ndrrue jetë!

Po ban Syla: “Haj medet!…

Haj medet, kuku për mue,

Unë ma ngat t’iash kan qillue,

Veq ni pushkë t’jav kisha nimue,

Jan’ kan’ t’ri nashta jan’ trishtue!

– Hajt, more Sylë, marak mos t’jet ty,

Se boll borxh ty të kan shti,

Vranë Çaushin me dymdhe’ zapti!

Po ban Syla: “Haj medet,

T’isha kan’ ma ngat, t’i kishum ba nizet!

Share This:

Tags: Prof. Dr. BAhtijar Kryeziu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në

22 June 2025
Futboll

Komunikatë zyrtare | Lorik Boshnjaku bëhet pjesë

21 June 2025
Lajme

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

21 June 2025
Sport

Nga medaljet në vendimmarrje: Nora Gjakova bëhet

21 June 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme Letërsi Librari

Shkruan: Dr. Bahtijar Kryeziu – Reth disa

22 November 2023

Me termin neologjizëm (greq. neo: e re dhe logos: thënie, shprehje) kuptojmë atë fjalë

Lajme

Shkruan: Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu – Fjali

20 August 2023

Shkruan: Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu – Fjali jo të drejta logjikisht – e semantikisht

Kulturë Lajme Librari

Reagon ashpër Prof. dr. Bahtijar Kryeziu, denoncon

31 March 2023

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të premten, 31 mars 2023, e cila lidhet

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.