Saturday 13 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

E lanë të presë 40 minuta, kryeministri i Pakistanit humb durimin – hyn pa ftuar

Kryetari Hyseni, u prit nga kryetari i Yıldırımit, Okay Yilmaz

Riola Hysa, fituese e çmimit të parë në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës Folklorike « Fest Folk »

Sllovakët po shesin biletat, marrin masat që ato mos të përfundojnë te tifozët e Kosovës

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare

Policja e parë e graduar e Kosovës diplomohet në Akademinë e FBI-së

Një e vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Prizreni mori zyrtarisht çmimin “Qyteti Evropian i Sportit 2026” në Parlamentin Evropian në Bruksel

Rexhepi alarmon OSBE-në: Shqiptarët në Luginë përballen me bllokim fondesh, pasivizim adresash dhe krizë sigurie

Vitia dhe “KosEd” thellojnë bashkëpunimin për përmirësimin e cilësisë së arsimit

 Shkruan: Prof. Adelina Bruçaj-Asani, Bujanoc –   Shkolla jonë mbushet me atmosferë festive me rastin e Ditës së Shkollës
Lajme

Shkruan: Prof. Adelina Bruçaj-Asani, Bujanoc – Shkolla jonë mbushet me atmosferë festive me rastin e Ditës së Shkollës

9 May 2025 0 Comment 14 min read

AA

Ditë e veçantë e shkollës sonë: më 9 maj 2025, shkolla e mesme “Sezai Surroi” u mbush me atmosferë festive, gjallëri dhe emocione, me rastin e Ditës së Shkollës.

Ishte një ditë e veçantë ku u shfaqë puna, talenti dhe përkushtimi i nxënësve si dhe stafit pedagogjik për të sjellur një program të pasur dhe kuptimplotë.

Shkruan: Prof. Adelina Bruçaj-Asani

Programin e filloi Atika Ramadani si prezantuese, e cila me siguri e qetësi e udhëhoqi programin gjatë gjithë kohës ku ftoi Korin e shkollës të cilët kënduan himnin e shkollës.

Programin e filloi Atika Ramadani si prezantuese, e cila me siguri e qetësi e udhëhoqi programin gjatë gjithë kohës ku ftoi Korin e shkollës të cilët kënduan himnin e shkollës.

Zërat e tyre sollën atmosferë solemne dhe e bënë këtë ditë edhe më të veçantë me këngën e himnit të shkollës. Më pas ftoi drejtorin i shkollës Admir Nazifi për të përshëndetur të pranishmit me një fjalë rasti. Ai përgëzoi punën e mësimdhënësve, nxënësve dhe stafit mbështetës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për arritjen e rezultateve cilësore. Po ashtu, Admir Nazifi shprehu mirënjohjen për të gjithë veteranët e arsimit që kanë dhënë kontribut ndër vite për shkollën tonë, si dhe drejtorët e mëparshëm që kanë qenë pjesë e historikut dhe zhvillimit të institucionit. Fjalët e tij ishin të ngrohta dhe plot respekt, duke lënë mbresa tek të gjithë të pranishmit.

dita-shkolles-2

dita-shkolles-1

dita-shkolles-7

dita-shkolles-6

dita-shkolles-8

dita-shkolles-5

dita-shkolles-4

dita-shkolles-3

dita-shkolles-2

dita-shkolles-1

dita-shkolles-7

dita-shkolles-6

dita-shkolles-8

dita-shkolles-5

dita-shkolles-4

dita-shkolles-3

Pas fjalës përshëndetëse të drejtorit, nxënësi Shaip Ramadani lexoi historikun e shkollës, duke na kujtuar rrugëtimin e saj dhe përparimin ndër vite.

Nën kujdesin dhe udhëzimin e profesorit të edukates muzikore Musa Gjumshiti, nxënësit interpretuan pjesë muzikore dhe këngë të përzgjedhura me shumë dashuri, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë e festive.

Programi vazhdoi me pjesë të ndryshme artistike:

Olis Salihu interpretoi poezinë “Anës lumenjve”

Medina Haliti këndoi këngën “Perëndeshë e bukurisë”

Erijon Sejdiu recitoi poezinë “Cigarja”

Viola Memeti përformoi në piano me një pjesë të bukur muzikore

Suela Ibrahimi solli emocione me poezinë “Gjuha shqype”

Në fund, Erijon Sejdiu dhe Medina Haliti e përmbyllën programin me këngën “E duam lumturinë”, duke lënë një përshtypje shumë të bukur tek të gjithë të pranishmit.

Profesorët e gjuhës shqipe ishin mbështetës të fuqishëm në përgatitjen e poezive dhe leximeve artistike, duke ndihmuar nxënësit të shprehin talentin me pasion dhe përkushtim.

Po ashtu, një falënderim te veçantë meritojnë psikologet e shkollës,të cilat ishin pranë nxënësve për t’i mbështetur emocionalisht dhe për t’i inkurajuar gjatë gjithë përgatitjeve!

Falënderojmë të gjithë nxënësit për përkushtimin dhe paraqitjen dinjitoze, si dhe mësimdhënësit për angazhimin e tyre të palodhur në realizimin e këtij aktiviteti të paharrueshëm!

Ne jemi krenarë për shkollën tonë, për nxënësit tanë plot talent dhe për vlerat që kultivojmë çdo ditë me përkushtim dhe dashuri për dijen.

Urime dita e shkollës!

Përgatiti: Prof. Adelina Bruçaj-Asani

Share This:

Tags: Bujanovc
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

E lanë të presë 40 minuta, kryeministri

13 December 2025
Futboll

Kompania e njohur bën ofertë zyrtare prej

13 December 2025
Futboll

Albi MAll Superliga – dita e ndeshjeve:

13 December 2025
Lajme

Kryetari Hyseni, u prit nga kryetari i

13 December 2025
RELATED Stories for you
Uncategorised

Pajaziti: “Për një Bujanoc më të rregulluar

18 June 2025

“Qëllimi i këtij inspektimi është të hartojmë një plan të ri për organizimin e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.