Thursday 5 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Vetëm rreth 4 mijë shqiptarë të Luginës aplikojnë për legalizim të pronave

Ballkani fiton derbin ndaj Gjilanit dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Zjarri shkrumbon ekskavatorin në Viti, dëmi vlerësohet në 80 mijë euro

Rizgjidhet kryesuesja e Grupit të Grave në Kamenicë

Pastrohet deponia e mbeturinave në Moqare të Kamenicës

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik viziton fabrikën e re të biçikletave në Ponesh

Mblidhen grupet parlamentare të VV-së dhe PDK-së

Drejtori i ri i Urbanizmit në Gjilan paraqet prioritetet e tij

Elona Sadiku – soprano mbajti koncert në Sallën Perandorake të Muzeut Rajonal në Ústí nad

Granit Xhaka i lumtur që Sunderlandi realizoi synimin e parë – BBC me vlerësim interesant

 Shkruan: Enver Robelli – Mbyllet një dyqan dhe mbyllet një kapitull i jetës sonë!
Lajme Opinione

Shkruan: Enver Robelli – Mbyllet një dyqan dhe mbyllet një kapitull i jetës sonë!

15 April 2024 0 Comment 6 min read

AA

Lajmi kumboi thekshëm: pas 57 vitesh aktivitet qenka mbyllur dyqani i vetëm në fshatin Desivojcë të komunës së Kamenicës.

Ne që u lindëm në ato anë, në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, e ruajmë në kujtesë si “Dyqani i Hasan Shkodrës”. Baci Hasan, te i cili i kemi blerë ëmbëlsirat e para. I cili me traktorin e tij të kuq ua sillte familjeve miellin për një vit.

Shkruan: Enver Robelli

Baba ia pati sjellë një orë nga Zvicra bacit Hasan, sepse ai nuk ishte vetëm dyqanxhiu i fshatit. Ai me dyqanin e tij kujdesej që njerëzit të kenë mundësi jo vetëm të furnizohen me artikuj ushqimorë. Dyqani i tij ishte një bursë informatash dhe një fole takimesh. Një lloj enti social për të diskutuar për çdo temë, për të qajtur edhe hallet.

Të shpërndarë nëpër botë, sot mund të kultivojmë nostalgjinë, jo për kohërat e shkuara, por për njerëzit e shkuar – disa në amshim, disa të shpërngulur, kryesisht në Gjilan, në Kamenicë, në Prishtinë. E më së shumti mbase në botën perëndimore.

Në Desivojcë e fshatrat përreth (Laçiq, Poliçkë, Velegllavë, Tërstenë, Sedllarë, Kranidell) pothuaj nuk ka mbetur njeri. Është mbyllur biblioteka në Desivojcë. Është mbyllur shkolla. S’ka nxënës. Në oborr ka mbetur vetëm busti i Kadri Zekës, njëri nga bijtë e kësaj ane.

Në sheshin mes dyqanit, kovaçhanës e bibliotekës një gur varri na kujton se aty pushon profesori universitar Sadri Shkodra, njëri prej matematikanëve më të njohur që kishte Kosova pas Luftës së Dytë Botërore. Pak më poshtë, një rrugë që përfundon diku në mal, bart emrin e albanologut Mehmet Surdulli, dajës Mehmet, i cili karrierën e tij e kulmoi në Entin e Teksteve dhe Mjeteve Mësimore të Kosovës, pasi dha kontribut të madh në ndërtimin e sistemit arsimor në trevën e Anamoravës. “E kemi një poet të mirë, quhet Enver Gjerqeku”, tha daja Mehmet në fillim të viteve 80-të kur na vizitoi.

Baci Hasan ka ndërruar jetë prej vitesh. Dyqanin e mbante të hapur i biri i tij Ahmeti. Por kur s’ka njerëz aty, kur të gjithë janë shpërngulur, s’duhet më as dyqan. Gurabije, miell e vaj nuk mund t’u shesësh zogjve.

Ky dyqan ishte Makondoja jonë, si në romanin “Njëqind vjet vetmi” të Gabriel Garcia Marquezit.

Në përroskën afër dyqanit në vitin 1986 arsimtari i gjeografisë dhe njeriu i mirë, Pajazit Shkodra, mbushi një tenxhere me ujë për të analizuar nëse katastrofa bërthamore në Çernobil kishte helmuar ujin edhe në fshatrat tona.

Katër apo tri vite më herët, në një ditë të acartë dhjetori, erdhi postieri. Daja Din, nga familja Vokshi e Poliçkës. I lexoi me emër e mbiemër nja 20 kartolina (panorama) që nga Frankfurti i Gjermanisë Perëndimore (atëherë ishin dy Gjermani) i kishte dërguar për gati krejt mëhallën axha im Murtezi, “urime viti i ri”, “çdo të mirë në jetë”, e kështu me radhë. Për ne më të vegjlit postieri solli jo vetëm panorama, por edhe çokollata, fjalorë dhe leksikonë si ky: “Die grössten Persönlichkeiten des 20. Jahrhunderts” (Personalitetet më të mëdha të shekullit të 20-të). Nga ky leksikon në kujtesë ka mbetur fotografia e Albert Einsteinit, ajo fotografia ku fizikani i famshëm nxjerr gjuhën jashtë. Dhe mustaqet gjigante, si shtëllungë të Friedrich Nietzsches.

Me mbylljen e dyqanit të Hasan Shkodrës, mbyllet edhe një kapitull i jetës sonë!

Copyright: E.R.

Share This:

Tags: Desivojca Kamenica
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Vetëm rreth 4 mijë shqiptarë të Luginës

4 March 2026
Futboll

Ballkani fiton derbin ndaj Gjilanit dhe kalon

4 March 2026
Lajme

Zjarri shkrumbon ekskavatorin në Viti, dëmi vlerësohet

4 March 2026
Lajme

Rizgjidhet kryesuesja e Grupit të Grave në

4 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Disa lagje të Kamenicës mbesin pa ujë

3 March 2026

Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Hidromorava ka paralajmëruar qytetarët e Kamenicës që uji nga

Kuriozitete Lajme Natyra

Takim mes Komunës së Kamenicës dhe Agjencisë

23 February 2026

Në Komunën e Kamenicës është mbajtur një takim ndërmjet kryetarit të komunës, Kadri Rahimaj,

Lajme

Koncert festiv në Kamenicë për 18-vjetorin e

16 February 2026

Orkestra Frymore e Kamenicës së bashku me artistë, solistë të vegjël dhe valltarë të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.