Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

 Shkruan: Çun Lajçi – Pi kafe me “bubashvabën”
Opinione

Shkruan: Çun Lajçi – Pi kafe me “bubashvabën”

16 December 2024 0 Comment 5 min read

AA

Është e ftohtë, e vogël, e heshtur dhe me pak drita, kafja ku rri unë. Njerëzit e kapërcejnë, preferojnë kafet me zhurma e tym cigaresh. Xhubin e mbaj të mbërthyer, por këmbët kan të ftohtë! Fjalosem me pronarin:

* S’pihet kafja duke të avulluar goja! Nxeje pak të shkretën!

Ai më shikon pa fjalë. Unë fërkoj këmbët për t’i ngrohur me shuplaka, pastaj i kthehem laptopit, që të shkruaj dy fjalë për ditën e lindjes sime, asaj të 79-të që po afrohet, por befas sytë më ndalen te një “bubashvabë” që ngjitet në tavolinën time.

Bëhem kurreshtje. Nuk shkruaj për 18-të dhjetorin e 46-tës, por e ndjek insektin e përhimtë me sy. Është aq i brishtë; një prekje e vogël dhe bëhet njollë mbi tapet. Dua të kuptoj: – Mos vallë don kafe dhe ajo? – mendoj, ndërsa ajo ngjitet drejt filxhanit tim.

Dy qimet e gjata të saj, ato brinjët nuhatëse, prekin kafen e mbetur në rrethin e filxhanit, pikërisht aty ku më prekën buzët kur thithja kafen.

* Pi, të bën mirë, – i them. – Të kthjellon mendjen, e më pas të ndihmon të futesh lehtë nëpër gypat e kanalizimit.

Harrova t’iu them: tavolina ku rri është pranë hyrjes së tualetit! Nga aty ka dalë “bubashvaba”, them! “Shvabë” i thoshte gjermanit gjyshi im, dhe tani unë e shikoj insektin gjatë, teksa vazhdon të prekë filxhanin me qimet e gjata.

Pse nuk e dizinfektoni banjon? – i them pronarit.

Ai nuk më përgjigjet. S’i duron më kërkesat e vërejtjet. Kthen kokën nga xhami dhe ia rrit zërin televizorit.

E fryj bubën. Ajo bie mbi tapet dhe ikën drejt banjos. Filxhanin e afroj të buzët, por tani nga ana tjetër. Kafja është ftohur. S’më shijon më dhe shkronjat për ditëlindej me ikin me insektin!

U kthehem leximeve. Njerëzit qajnë hallet e të tjerëve duke harruar të vetat. Brengosen: kanë apo s’kanë para Vipat! Kush fiton e kush humb në zgjedhjet që po vijnë! Madje brengosen edhe për Parashqevinë e pastrehë, atë bukuroshen që dikur do t’ipnin shumëçka, vetëm që të pinin kafe me të.

“T’bëjmë një koncert humanitar për këngëtarën”, paska thënë një Vip, që në festën e 29 nëntorit, me mërgimtarët e Hamburgut, s’e bleu një libër nga unë, si të tjerët! Tani qeshi: – jo koncert jo, dhuroja 100 mijë eurot tua se shitësh Yll ndër ne! – them e qeshi:

* Sa të mjerë jemi! U vjen keq për ata që dikur mezi prisnin t’i shihnin, por s’i ndihmojnë! Madje edhe emrin tim e lakojnë: Edhe Çuni shet libra rrugëve!

E Çuni, ndërkohë, pin kafe me “bubashvabën” dhe është më i pasur dhe më lumtur se ata.

* Po, mëzi po pres të zgjohet Learti im, t’i tregoj me kë piva kafe sot n’mëngjes, që ai të buzëqeshë ëmbël!

16.12.2024

Share This:

Tags: Çun Lajçi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Komunikatë zyrtare | Lorik Boshnjaku bëhet pjesë

21 June 2025
Lajme

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

21 June 2025
Sport

Nga medaljet në vendimmarrje: Nora Gjakova bëhet

21 June 2025
Lajme

Përfundon pjesa e parë e Provimit të

21 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme Showbiz

Çun Lajçi reagon ashpër ndaj kritikëve të

23 March 2025

Aktori dhe shkrimtari i njohur, Çun Lajçi, ka bërë një reagim të fortë në

Lajme Opinione

Shëngjini i mirë për të gjithë!

18 July 2024

Mos harroni; – sa më i vërtetë të jeshë, aq më i dyshimtë do

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.