Monday 14 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Vendim i Gjykatës – Edhe pesë kompani fitojnë betejën kundër ZRRE`së për daljen në tregun

Zvicër: Parashikohet rritje e pagave për vitin 2025

Ndërroi jetë, Selami Rashiti, punëtor i dalluar i NPL Tregu – Gjilan

Bajrami takohet me zyrtarin e lartë amerikan: Ndava propozimin e LDK-së për një qeveri kalimtare

Granit Xhaka arrin marrëveshje me një klub nga Arabia Saudite – paga e tij do

Zyrtare: Mirlind Daku mbetet te Rubin, nënshkruan deri në vitin 2029

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën,

VV del me njoftim pas takimit të mbrëmshëm të Kurtit me zyrtarin e lartë të

Kishte lënë takim në hollin e hotelit, si u gjend pa jetë në dhomën e

Parashikimi i motit për të dielën, 13.07.2025

 Shëngjini i mirë për të gjithë!
Lajme Opinione

Shëngjini i mirë për të gjithë!

18 July 2024 0 Comment 5 min read

AA

Mos harroni; – sa më i vërtetë të jeshë, aq më i dyshimtë do të dalësh për shqiptarin! Ai nuk i beson të drejtit. Me shekuj asht mësua mu mashtrua e me jetua me rrena. Kjo është më shumë se gjynah!

Unë, që rri nga ora 20 deri në orën 24 me një çantë libra në sheshin e Shëngjinit, unë s’e ditkam a paska a nuk paska pushues bregdeti verior i vendit tim?!

Shkruan: Çun Lajçi – Shëngjin

Unë që gjithë ditën eci me një kapuç kashte buzës detit që nga Porti e deri në Kune, unë s’e ditkam a ka a s’ka pushues Shëngjini?!

E pra, unë që flas me hijen time, unë nuk jam as i paguar as i shushatur, por njeri që s’e duron rrenën, mashtrimin, propagandën, hilen, dredhinë, që i bëhet qytetarëve të cilët përgatiten 10 muaj që të fitojnë dy muaj dhe dalin shqiptarët si gjelat majë plehut e kokorisin; – shtrejt, po ikin pushuesit! Na ropën vetëm pse jemi kosovarë!

Pse, si deshtet ju? – t’i zbresin çmimet vetëm për ne kosovarët?

Po ne në Kosovë i kemi ngritur çmimet para një viti më shumë se Zvicra e Gjermania dhe tani dashkemi të pushojmë lirë e mirë!

– E jo, “lirë e mirë ka në Greqi” sepse ai të flet greqisht e greqishtja i “zbut çmimet”!

Jo miq! Unë në Shëngjin kurgjë s’gjeta më shtrejt se vitin e kaluar se mua fyti s’ma përbinë detin si juve, dhe askush nuk më pagoi të flas, se qenkan bërë shumë merak ca shqiptarë “ty të paskan paguar të bësh reklamë”! “Sa para more”? “Kush të pagoi, Edi Rama apo Albin Kurti?”

– Shqiptarit s’bën t’ia thuash të vërtetën, se menjëherë i shkojnë mendët te paratë; – ky paska marrë para, mos i besoni!

Shqiptarin rreje! Rreje ore rreje nëse don me të besua!

Unë fola për Shëngjinin, se për bukuritë e jugut e për luksin që t’ofron, unë s’kam kaçik. Ju me veturat e shtrenjta e me zinxhirët e arit, ju mos u ankoni, se luksi e ka çmimin e vet!

Unë veç deshta t’iu them; – Shëngjini i mirë për të gjithë!

Shëngjin, 18.07.2024

Share This:

Tags: Çun Lajçi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Vendim i Gjykatës – Edhe pesë kompani

14 July 2025
Lajme

Zvicër: Parashikohet rritje e pagave për vitin

14 July 2025

Kryetari Haliti ndau mirënjohje për mësimdhënësit e

14 July 2025

Lajme

Ndërroi jetë, Selami Rashiti, punëtor i dalluar

14 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme Showbiz

Çun Lajçi reagon ashpër ndaj kritikëve të

23 March 2025

Aktori dhe shkrimtari i njohur, Çun Lajçi, ka bërë një reagim të fortë në

Opinione

Shkruan: Çun Lajçi – Pi kafe me

16 December 2024

Është e ftohtë, e vogël, e heshtur dhe me pak drita, kafja ku rri

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.