Tuesday 17 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilan – Polici Ron Shkodra nderohet me mirënjohje për përkushtim dhe profesionalizëm në detyrë

Lëndohet rëndë një punëtor në Gjilan, u rrëzua nga një objekt ndërtimi

Hyseni: Projekte milionëshe të sportit, po bëhen realitet

Urgjente: Kërkohet ndihmë për 10-vjeçarin, është diagnostikuar me leucemi akute

150 familje në nevojë përfitojnë pako ushqimore në Gjilan

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit në renovim, paralajmërohet reduktim i përkohshëm i kapaciteteve

Ndeshja Poloni-Shqipëri, hapet procesi i aplikimit për shortin e biletave! Afatet dhe si të aplikoni

Studime: Shkruan Prof. Dr. Shyqri Galica – Vetëdija kritike dhe estetike e Konicës

QKK uron aktoren Luana Bajrami për suksesin në ceremoninë Oscars

Rahimaj organizon iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Kamenicë

 Shkëndija me fitore të madhe ndaj FCSB-së, mbetet në garë për histori evropiane
Champions League Futboll Sport

Shkëndija me fitore të madhe ndaj FCSB-së, mbetet në garë për histori evropiane

22 July 2025 0 Comment 4 min read

AA

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, ka realizuar një sukses të jashtëzakonshëm duke e mposhtur në shtëpi skuadrën e njohur rumune FCSB me rezultat minimal 1-0.

Me këtë triumf, kuqezinjtë nga Tetova kanë siguruar një epërsi të çmuar para sfidës së kthimit në Bukuresht, ku do të kërkojnë të shkruajnë historinë.

Asnjë skuadër nga Maqedonia e Veriut deri më tani nuk ka arritur të kalojë në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve në këtë format të garës. Një kualifikim eventual i Shkëndijës jo vetëm që do të përbënte një moment historik, por gjithashtu do t’i siguronte klubit një pjesëmarrje të garantuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Duhet theksuar se të dyja skuadrat patën raste të mira shënimi, veçanërisht Shkëndija që rrezikoi qysh në minutën e 2-të me kapitenin Ibraimi, por gjuajtja e tij për pak sa nuk përfundoi në rrjetë.

Në minutën e 33-të, Tamba depërtoi fuqishëm në zonë dhe gjuajti nga rreth 10-12 metra, mirëpo portieri Tarnovanu reagoi në kohë dhe shpëtoi portën.

Skuadra rumune FCSB e mori iniciativën në pjesën e parë, duke krijuar disa raste të rrezikshme me Cisotti, Ngezana dhe Tanase, por portieri Gaye ishte i pakalueshëm dhe mbajti portën e paprekur.

Shkëndija u paraqit me agresivitet dhe energji në minutat e para, por pas minutës së 10-të, FCSB u organizua më mirë dhe mori kontrollin e lojës, duke detyruar skuadrën shqiptare nga Tetova të tërhiqet dhe të fokusohet në mbrojtje.

Edhe në vazhdim të minutave të tjera mysafirët u treguan shumë të shkathët në kundërsulme, duke tentuar të godasin tetovarët nga krahët, por deri në fund nuk kishte ndryshim rezultati.

Pjesa e dytë përsëri ishte e ngjashme me të parën, por kësaj radhe mysafirët nga Rumunia ishin ata që ishin dy herë shumë afër të shënojnë, me një goditje në shtyllë, ndërsa herën e dytë ishte portieri i kuqezinjve Gaye që shpëtoi kuqezinjtë.

Në minutën e 65-të të ndeshjes, Klinssman Cake dërgoi një harkim të shkëlqyer në zonën kundërshtare, ndërsa mbrojtësi Adamu Alhassanu shkëput lart dhe me goditje të saktë me kokë mposhti portierin deri atëherë të pakalueshëm, Tarnovanu. Një gol i bukur që elektrizoi tifozët në tribunat e  stadiumit në Shkup.

Megjithatë, Shkëndija u përball me një rast të papritur në pjesën e dytë, pasi Kamer Çaka u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të gabuar, duke e lënë ekipin me një lojtar më pak për minutat e mbetura të takimit. Por në anën tjetër gjithçka u barazua pasi Tanase kishte një ndërhyje të ashpër ndaj Liridon latifit dhe u përjashtua për të baraspeshuar gjithçka në terren.

Shkëndija deri në fund pati edhe disa raste me Tamban dhe Websterin e Latifin, por që ndeshja edhe pas shtatë minutave kohë shtesë u mbyll me rezultatin 1-0, që mbetet gjithçka e hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Bukurushte pas një jave. 

Share This:

Tags: Shkendija Tetova
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Gjilan – Polici Ron Shkodra nderohet me

16 March 2026
Lajme

Lëndohet rëndë një punëtor në Gjilan, u

16 March 2026
Lajme

Hyseni: Projekte milionëshe të sportit, po bëhen

16 March 2026
Lajme

Urgjente: Kërkohet ndihmë për 10-vjeçarin, është diagnostikuar

16 March 2026
RELATED Stories for you
Futboll Lajme Sport

Shkëndija shpërthen ndaj arbitrimit në Maqedoninë e

9 March 2026

Klubi futbollistik KF Shkëndija ka reaguar ashpër pas ndeshjeve të xhiros së 22-të në

Lajme

Tragjedi në Tetovë: Gjendet e vdekur një

5 November 2025

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçareje nga Kosova, që supozohet të

Futboll Sport

Fitorja që vlejti 400 mijë euro dhe

24 October 2025

Me fitoren historike në fazën e grupeve të Conference League, Shkëndija siguron 400 mijë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.