Rinumërohen mbi 70% e vendvotimeve, në 25 komuna përmbyllet procesi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë rinumëruar mbi 70% e vendvotimeve.
Në njoftim bëhet e ditur se në 25 komuna është përmbyllur tashmë procesi, ku janë rinumëruar 1 mijë e 804 vendvotime nga 2 mijë e 557 sa janë.
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e hënë, 26 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 70% apo 1,804 nga 2,557 vendvotime. Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org , në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi”, thuhet në njoftim.
