
Reshje bore dhe ngrica, temperaturat bien në minus gradë
Mbi vendin tonë gjatë kësaj jave pritet mot relativisht i ftohtë, me mëngjese të shoqëruara nga ngrica dhe mjegull nëpër ultësira.

Pjesëmarrësit në komunikacion këshillohen të jenë të kujdesshëm për shkak të mundësisë së rrëshqitjeve në rrugë.
Ditën e hënë parashikohen vranësira të paqëndrueshme, të cilat lokalisht mund të sjellin fjolla bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga -2 deri në 2 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar.
