Friday 13 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

IKD dorëzon raportet e monitorimit te Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan

Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit

Gjilan: Drejtoria e Inspeksionit kërkon largimin e kiosqeve dhe lodrave nga sheshi i qytetit

Florent Muslija për FIFA.com: Kosova do të japë gjithçka për të arritur në Kupën e

Prishtinë – Gjilan: Fillojnë punimet për rrethrrotullimin te “Gorenje” në dalje të Prishtinës drejt Gjilanit

Tregu i Gjelbër në Zhegër menaxhohet dhe mirëmbahet nga NPL “Tregu” Sh.A

Fundjavë futbolli në Gjilan: Luhen ndeshjet e javës së 14-të në garat regjionale të grupmoshave

Dheu i Bardhë: Arrestohet një person pasi tentoi të largohej pa përfillur urdhrin e policisë

UEFA publikon ekipin më të mirë të javës pas ndeshjeve të para në Ligën e

Zgjidhet kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës

 Rënia e Kosovës në indeksin e lirisë së mediave, Bajrami: Pasqyrë e katër viteve ku pushteti i Kurtit ka sulmuar gazetarët
Lajme

Rënia e Kosovës në indeksin e lirisë së mediave, Bajrami: Pasqyrë e katër viteve ku pushteti i Kurtit ka sulmuar gazetarët

2 May 2025 0 Comment 5 min read

AA

Kosova ka regjistruar një rënie të ndjeshme në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, të publikuar nga Reporterët pa Kufij (RSF), duke kaluar nga pozita e 75-të në të 99-tën, mes 180 shteteve të renditura.

Kjo rënie prej 24 pozicionesh është cilësuar si alarmante nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila e lidh këtë regres me qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti ndaj mediave.

“Ky nuk është vetëm një indeks në një raport ndërkombëtar, është pasqyrë e katër viteve ku pushteti i Kurtit ka sulmuar gazetarët, ka denigruar mediat kritike dhe ka tentuar të heshtë fjalën e lirë,” ka thënë Bajrami.

Ajo ka theksuar se gjatë katër viteve të fundit, gazetarët janë etiketuar si “bashkëpunëtorë të Serbisë”, janë përballur me padi, kërcënime, bojkote dhe fyerje të përditshme.

Postimi i plotë:

KOSOVA në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit ka rënë për 24 vende, ky është rezultat i qeverisë Kurti që gjatë tërë mandatit zgjedhi propagandën mbi transparencën, kontrollin mbi kritikën dhe frikën mbi lirinë.

Sipas raportit të Reporterëve pa Kufij, Kosova bie nga pozita e 75-të në pozitën e 99-të. Kjo rënie është alarm për çdo qytetar që beson në demokraci.

Ky nuk është vetëm një indeks në një raport ndërkombëtar, është pasqyrë e katër viteve ku pushteti i Kurtit ka sulmuar gazetarët, ka denigruar mediat kritike dhe ka tentuar të heshtë fjalën e lirë.

Gjatë katër viteve të fundit gazetarët janë etiketuar si “bashkëpunëtorë të Serbisë”, janë përballur me padi, kërcënime, bojkote dhe fyerje të përditshme. Ky diskurs sot është bërë normë dhe është rezultat i sjelljes katërvjeçare të LVV-së në pushtet. Ky diskurs e kjo sjellje është brejtësi që po shkatërron themelet e demokracisë.

Sot, Kosova renditet e 99-ta në mesin e 180 shteteve aty afër me Mongolinë dhe Mozambikun, kjo tregon se shoqëria jonë sot është më e frikësuar dhe më pak e lirë. Demokracia nuk ndërtohet duke heshtur gazetarët, ajo fillon pikërisht aty ku pushteti pyetet dhe përgjigjet.

Derisa LVV po mban peng institucionet, si vend po degradojmë në çdo sferë. Prandaj, është me rëndësi konstituimi i institucioneve që merren menjëherë me problemet e qytetarëve dhe të gazetarëve. S’ka demokraci aty ku s’ka media të lira.

Duhen veprime urgjente si:

• Depolitizim i KPM-së,

• Hartimin e ligjit për KPM-në në bashkpunim me Këshillin e Evropës dhe shoqërinë civile,

• Depolitizim i bordit dhe menaxhmentit të RTK-së,

• Ngritje e buxhetit për RTK-në,

• Ashpërsim i dënimeve për ata që sulmojnë gazetarët,

• Inkurajim dhe përkrahje për gazetarinë hulumtuese, janë kontribues të mëdhenj në luftën kundër korrupsionit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Share This:

Tags: Hykmete bajrami
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

IKD dorëzon raportet e monitorimit te Kryetari

13 March 2026
Lajme

Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë

13 March 2026
Lajme

Gjilan: Drejtoria e Inspeksionit kërkon largimin e

13 March 2026
Futboll

Florent Muslija për FIFA.com: Kosova do të

13 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Hykmete Bajrami siguron 20 mijë vota më

19 February 2025

Deputetja Hykmete Bajrami në listën e kandidatëve të LDK-së, ka bërë ngritje të madhe

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.