Sunday 22 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

Prishtina vendos derbin me një gol, Ferizaj bën hap të madh drejt mbijetesës

Superliga rikthehet me duele të forta, sot në fokus përballja në kryeqytet

Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

United shpëton një pikë në fund, pas një ndeshjeje me kthesa ndaj Bournemouth

Polonia shpall listën, Shqipëria beson te kualifikimi

Faqja e Bruce Lee shpreh ngushëllime për vdekjen e Chuck Norris

Ekskluziv | Lista e Kosovës për plejofin e Botërorit 2026: Mungesa të rëndësishme dhe rikthime

Ndërron jetë Bujar Ramadani – “Lalushi”; FC Kika i bën dedikim për kontributin e tij

 Rektorit Dërmaku i dhurohen dy libra nga Prorektori Mustafa
Lajme

Rektorit Dërmaku i dhurohen dy libra nga Prorektori Mustafa

9 December 2024 0 Comment 5 min read

AA

9 Dhjetor, 2024 – Rektorit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, iu dhuruan dy libra me vlerë të lartë shkencore nga Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë në UKZ, Prof. Asoc. Dr. Naim Mustafa.

Libri i parë me titull: ”Μenaxhimi i biznesit të vogël dhe të mesëm”, është shkruar për të plotësuar një nevojë të gjatë për një tekst mësimor dhe shkencor bashkëkohor për studentët e ekonomisë në fushën e menaxhimit të bizneseve të vogla dhe të mesme (NVM).

Libri përqendrohet në aspektet praktike të menaxhimit të NVM-ve, duke ofruar një udhëzues për drejtuesit e këtyre bizneseve për të përmirësuar operacionet dhe për të qëndruar konkurrues në një treg dinamik.

Përmbajtja e librit përfshin strategjitë për planifikim dhe operacione efektive, menaxhimin financiar dhe gjetjen e burimeve të financimit, përmirësimin e aftësive menaxheriale dhe zhvillimin e konkurrencës, përballjen me sfidat e ekonomisë digjitale dhe globalizimit.

Ky libër shërben si një burim i vlefshëm për ndërmarrësit dhe menaxherët që duan të përmirësojnë praktikat e tyre dhe të përmbushin objektivat në një mjedis biznesor të vazhdueshëm në ndryshim.

Libri i dytë që është monografia me titull: Roli i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në ekonominë e tregut dhe politikat mbështetëse institucionale – Qasje Teorike dhe Zbatime Praktike, trajton rëndësinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në ekonominë e tregut dhe analizon politikat institucionale që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori.

Libri përqendrohet në qasje teorike mbi rolin e NVM-ve në ekonomi, në zbatime praktike të politikave mbështetëse, duke përfshirë subvencionet, grantet dhe programet e trajnimit, si dhe sjellë rekomandime për përmirësimin e kuadrit institucional dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillimin ekonomik.

Ky libër synon të ndihmojë studiuesit, politikëbërësit dhe drejtuesit e biznesit për të kuptuar më mirë sfidat dhe nevojat e NVM-ve në një ekonomi të globalizuar dhe digjitale.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku falënderoi Prorektorin Prof. Asoc. Dr. Naim Mustafa për këto libra të çmuara dhe për kontributin e tij në pasurimin e literaturës shkencore dhe praktike. Ai theksoi rëndësinë e botimeve të tilla, duke u shprehur se ato jo vetëm pasurojnë literaturën akademike dhe shkencore, por gjithashtu shërbejnë si një udhërrëfyes i vlefshëm për të gjitha palët e interesuara.

“Botime të këtij niveli duhet të jenë një shembull frymëzues për gjithë stafin akademik dhe kërkimor të Universitetit Publik ‘Kadri Zeka’. Universiteti do të vazhdojë të përkrahë botimet dhe publikimet e stafit, duke ofruar mbështetje të plotë për zhvillimin profesional dhe akademik.”

Rektori  Dërmaku nënvizon përkushtimin e tij për të inkurajuar në punime dhe botime që pasqyrojnë punën kërkimore dhe angazhimin profesional të stafit universitar.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr

21 March 2026
Lajme

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

21 March 2026
Futboll

Prishtina vendos derbin me një gol, Ferizaj

21 March 2026
Lajme

Superliga rikthehet me duele të forta, sot

21 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Gëzim, Paqe dhe Solidaritet – Urimi i

19 March 2026

Të nderuar studentë, staf akademik dhe administrativ të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, dhe qytetarë

Lajme

Studentët e Fakultetit të Edukimit realizojnë aktivitete

18 March 2026

Studentët e Fakultetit të Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” vazhdojnë të dëshmojnë përkushtimin

Lajme

UKZ organizoi punëtorinën e Laboratorëve Social AUREA

12 March 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” organizoi me sukses punëtorinë e Laboratorëve Socialë, pjesë e projektit

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.