Sunday 22 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

Prishtina vendos derbin me një gol, Ferizaj bën hap të madh drejt mbijetesës

Superliga rikthehet me duele të forta, sot në fokus përballja në kryeqytet

Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

United shpëton një pikë në fund, pas një ndeshjeje me kthesa ndaj Bournemouth

Polonia shpall listën, Shqipëria beson te kualifikimi

Faqja e Bruce Lee shpreh ngushëllime për vdekjen e Chuck Norris

Ekskluziv | Lista e Kosovës për plejofin e Botërorit 2026: Mungesa të rëndësishme dhe rikthime

Ndërron jetë Bujar Ramadani – “Lalushi”; FC Kika i bën dedikim për kontributin e tij

 Reagon/sqaron për publikun – dega e PDK-së në Gjilan rreth deklaratës së të “përjashtuarve” nga partia
Lajme

Reagon/sqaron për publikun – dega e PDK-së në Gjilan rreth deklaratës së të “përjashtuarve” nga partia

1 September 2023 0 Comment 6 min read

AA

Dega e PDK-së në Gjilan ka reaguar lidhur me deklaratën e ish kandidates për kryetare të Gjilanit nga radhët e PDK-së, Morina – Bunjaku: “Leonora Morina Bunjaku ka tentuar dhe ndikuar në anëtarët e komitetit për urbanizëm, që këto vendime të jenë në shërbim dhe interes të familjarëve të saj!”, thuhet në reagim të degës së PDK-së.

Reagimi/sqarimi i plotë, i cili vjen pas deklaratës për media e qytetarë, paraprakisht gjatë ditës nga Leonora Morina – Bunjaku.

Lexo edhe:

Reagon Leonora Morina-Bunjaku lidhur me largimin nga strukturat e PDK-së

Sqarim për publikun rreth deklaratës së tashmë të përjashtuarve nga PDK

Siç dihet Partia Demokratike e Kosovës, ka përjashtuar nga të gjitha strukturat e saj znj. Leonora Morina Bunjaku dhe dy zyrtarët tjerë, z. Bajram Isufi dhe z. Enver Shabani, bazuar në vendimin e Këshillit Drejtues së PDK-së për shkëputjen e çdo komunikimi dhe bashkëpunimi me LVV-në dhe qeverinë e Kosovës, për arsyet e publikuara dhe të njohura për qytetarët tanë. Ku një kryeministër mashtrues e ka futur Republikën e Kosovës në rrugë qorre dhe nën masa sanksionuese të shteteve mike, Amerikës dhe shteteve të BE-së.

Rikujtojmë që pro këtij vendimi ka votuar edhe vet znj.Morina Bunjaku, si anëtare e Këshillit Drejtues atë kohë.

Arsyet kryesore të ish anëtarëve të PDK-së tashmë, se pse janë rreshtuar pas kryetarit të komunës dhe LVV-së, janë intereset personale, pozitat zyrtare që i mbajnë, dhe padyshim mbetet dëshira që synimet e caktuara t’i realizojnë si pjesë e pushtetit komunal.

Konsiderojmë që është e padinjitetshme deklarata e tyre e bërë sot për publikun, se kinse arsye e përjashtimit tyre, na qenkan tri vendimet e jashtëligjshme, e që nuk janë votuar nga asambleistët e PDK-së në Kuvendin Komunal. Ritheksojmë se dega e PDK-së ka pasur qëndrim të qartë për këto tri vendime, e ka edhe sot, e do ta ketë përherë në interesin e qytetarëve të Gjilanit, por jo në interesa të personave e grupeve të caktuara.

Është e vërtetë dhe e saktë , që personalisht znj.Leonora Morina Bunjaku ka tentuar dhe ndikuar në anëtarët e komitetit për urbanizëm, që këto vendime të jenë në shërbim dhe interes të familjarëve të saj, e për të cilat nuk duam të merremi tani.

Vlen të theksojmë që znj. Morina Bunjaku më shumë se asnjë grua tjetër ka pasur hapësirën dhe përkrahjen për këto dhjetë vite të saj në struktura të PDK-së, prej aderimit të saj nga PSD. Veprimet e saj e dëshmuan se vetëm për interesa erdhi në PDK, dhe për interesa iku!

Për një dekadë, ajo në PDK ishte nënkryetare e degës, kryetare e gruas në degë, anëtare e Këshillit Drejtues në qendër dhe degë, dy herë kandidate për deputete, asambleiste e PDK-së, zëvendës ministre e qeverisë, kandidate për kryetare të Gjilanit e deri në nënkryetare të komunës.

Edhe dy zyrtarët tjerë poashtu kanë gëzuar benificione partiake gjatë kohës kur në mandat ka qenë PDK. Nga drejtor në ndërmarrje publike dhe në komunë, sa herë ka qeverisë PDK ka marr pozitë udhëheqëse të drejtorit.

PDK ka vlerësuar përherë punën, kontributin dhe angazhimin e tyre në parti, por tani vlerësimin për ta po e jep struktura e partisë, anëtari dhe votuesi i PDK-së, sigurisht që edhe qytetarët e Gjilanit kanë dhe do ta kenë vlerësimin e tyre për ta, sikurse që e kanë për secilin person publik që është i përfshirë në politikë dhe që bart përgjegjësi institucionale.

Share This:

Tags: PDK Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr

21 March 2026
Lajme

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

21 March 2026
Futboll

Prishtina vendos derbin me një gol, Ferizaj

21 March 2026
Lajme

Superliga rikthehet me duele të forta, sot

21 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

PDK dega Gjilan: “Sakrifica e Kadri Zekës

17 January 2026

PDK – Dega në Gjilan përkujton heroin e kombit Kadri Zeka në 44-vjetorin e

Lajme

Bedri Hamza në Gjilan: Votoni 130 për

20 December 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, lideri i kësaj partie Bedri Hamza, nga Gjilani ka

Lajme

Gjilan: Bujar Nevzadi nga PDK konfirmon mandatin

18 October 2025

Bujar Nevzadi nga PDK dega në Gjilan, ka fituar një mandat të radhës në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.