Reagon gruaja e Navalnyt për sulmin në Moskë
Yulia Navalnaya, e veja e opozitarit rus, Alexei Navalny, ka reaguar ndaj sulmit të armatosur në Moskë.
“Çfarë tmerri në Crocus. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe bëj thirrje që të gjithë të përfshirët në këtë krim të kapen dhe të mbahen përgjegjës”, ka shkruar ajo.
Të paktën 40 persona raportohet se janë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur sonte në Moskë.
Navalny ka vdekur në burg një muaj më parë teksa po vuante dënimin prej 19 vjetësh burgim.
Sipas regjimit të Putinit ai ka vdekur për shkaqe natyrore, por e veja e tij e ka fajësuar presidentin rus.