Friday 8 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kryetar Hyseni, shpreh keqardhjen dhe solidaritetin me të miturën, ndaj të cilës është ushtruar dhunë

Kushtetuesja: Votimi për kryetar të jetë i hapur, kandidati i njëjtë mund të votohet vetëm

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Anu Prattipati

Valë e re nxehtësisë, temperaturat në rritje

Sot përfundon masa e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Lajm i trishtë! Arbenit Mujaj është 18 vjeçari nga Bujanoci që ndërroi jetë pas një

Parashikimi i motit për të premten, 08 gusht 2025

Njoftim nga Universiteti “Kadri Zeka” – Gjilan: SMU jashtë funksionit për shkak të probleme teknike

Në Gjilan hapet panairi Rajonal “Anamorava mirëpret diasporën”

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”

 Reagon Federata e Futbollit të Kosovës: Ky stadium nuk është pronë e FFK-së
Futboll Sport

Reagon Federata e Futbollit të Kosovës: Ky stadium nuk është pronë e FFK-së

14 November 2023 0 Comment 6 min read

AA

Arenë kjo që Kosova realizoi fitoren e dytë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024” .

Pas ndeshjes shumë kritika janë hedhur për FFK-në, por këta të fundit kanë dalur me një sqarim për opinionin publik.

Ky është reagimi i FFK-së:

Gjendja e fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e mbrëmshme Kosovë-Izrael la nën hije fitoren dhe paraqitjen e angazhimin e shkëlqyeshëm të djemëve tanë dardanë.

Shumëkush nuk ngurroi që shigjetat për gjendjen e fushës t’i hedhë në një drejtim. Por, është e rëndësishme të theksohet se ky stadium nuk është pronë e FFK-së dhe kjo ka sjellë sfida të mëdha financiare për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tij.

FFK e ka marrë nën menaxhim stadiumin në kushte të mjerueshme, atëherë kur askush as nga institucionet e as nga organizatat sportive nuk ka pasur as vullnet e as gatishmëri për të marrë nën menaxhim këtë impiant sportiv. Jemi të vetëdijshëm se në situata të tilla më e lehta është hedhja e fajit tek tjetri, por nuk duhet harruar faktin se në çfarë gjendje është marrë stadiumi. Punëtorët aty kanë qenë të angazhuar nga komuna, por nuk janë paguar me muaj të tërë përderisa FFK ka vendosur ta marrë përgjegjësinë edhe për pjesën e punëtorëve të angazhuar.

FFK nuk mund ta marrë barrën për gjendjen e tillë të fushës, duke e ditur stërngarkesën e aktiviteve (jo vetëm sportive) në këtë stadium gjatë këtij viti. Askush nga institucionet, qoftë të nivelit lokal apo qendror, nuk është marrë asnjëherë me çështjen e fushës, ndonëse prej shumë kohësh e kemi ngritur zërin për urgjencë dhe për nevojën e një stadiumi alternativë.

Bari i kësaj fushe është konsumuar dhe është e domosdoshme ndërhyrja e plotë për riparimin e fushës. FFK tash e sa kohë e ka projektin e gatshëm për të kryer investim të plotë, por një gjë e tillë nuk është lejuar. Para ndeshjes së mbrëmshme në këtë stadium kanë luajtur Ballkani e Prishtina, derisa brenda pak ditësh do të luhen edhe ndeshjet e Kombëtares U21, Kombëtares A, Kombëtares së femrave dhe ndeshja e Ballkanit në Ligën e Konferencës. Nuk ka askund në botë ndonjë stadium që do të mund t’i bënte ballë një kalendari kaq të ngjeshur të ndeshjeve, aq më parë kur dihen edhe kushtet atmosferike që mbretërojnë në vendin tonë në një periudhë të këtillë.

FFK asnjëherë nuk ka marrë asnjë subvencion për mirëmbajtjen e kësaj fushe nga institucionet, e që brenda një viti menaxhimi i saj i kushton mbi 100 mijë euro. Madje, askush nuk përkujdeset për asnjë dëmtim apo avari që bëhet në stadium gjatë zhvillimit të ndeshjeve, përveç FFK-së. Pagesa e vetme që kryhet nga klubet që i zhvillojnë ndeshjet aty është fatura e reflektorëve, kur ndeshjet zhvillohen në orët e mbrëmjes.

Ndonëse nuk ka pronësi mbi stadiumin, FFK është e gatshme që ta realizojë projektin me bari hibrid, por meqenëse tani nuk premton koha e nevojshme prej dy muajsh për një gjë të tillë, ka angazhuar kompani private me ekspertë për ta mirëmbajtur në mënyrën më të mirë të mundshme fushën aktuale dhe do të bëjë çmos që ta rikëndellë atë për aq sa ekzistojnë mundësitë. Mirëpo, me një kalendar të tillë të ngjeshur të ndeshjeve është e pamundur që fusha të jetë në gjendjen optimale.

Nëse vazhdohet me një neglizhencë të tillë të institucioneve ndaj këtij problemi, atëherë FFK është e gatshme t’ia kthejë menaxhimin komunës apo kujdo tjetër nëse ka të interesuar. Atëherë do të presim nëse fusha do të jetë e pranueshme për ndeshjet ndërkombëtare apo do të jemi të shtrënguar të shfrytëzojmë alternativën e dytë – atë të zhvillimit të ndeshjeve jashtë vendit, siç kemi bërë në vitet e para pas pranimit në UEFA e FIFA.

Krejt në fund FFK shpreh keqardhje për mungesë mbështetjeje për djemtë tanë dardanë, të cilët dhanë maksimumin e tyre në një fushë të tillë të rënduar. Të gjithë u morën me negativitet dhe askush nuk mori mundin t’i lavdërojë djemtë në fushë si dhe institucionet e sigurisë për një punë fantastike në mbarëvajtjen e kësaj ndeshje, e cila përveçse e rëndë në fushë, ishte e tillë edhe jashtë fushës.

Gjithsesi, FFK do të vazhdojë të japë maksimumin e saj për përmirësimin e infrastrukturës sportive, por pa dyshim se në këtë objektiv është e nevojshme edhe ndihma e shtetit.

Share This:

Tags: FFK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kryetar Hyseni, shpreh keqardhjen dhe solidaritetin me

8 August 2025
Lajme

Kushtetuesja: Votimi për kryetar të jetë i

8 August 2025
Lajme

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën

8 August 2025
Lajme

Valë e re nxehtësisë, temperaturat në rritje

8 August 2025
RELATED Stories for you
Futboll Sport

Caktohet data për përsëritjen e Kuvendit të

6 August 2025

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) do ta përsëris Kuvendin e Punës të mbajtur

Futboll Sport

Homazhe për Legjendën në 7-vjetorin e ndarjes

9 June 2025

Sot u bënë shtatë vjet nga ndarja nga jeta e legjendës së Federatës së

Futboll Sport Superliga e Kosovës

Krerët e FFK-së po marrin pjesë në

15 May 2025

Federata e Futbollit të Kosovës po merr pjesë në Kongresin e 75-të i FIFA-s,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.