“Pushtuan” çdo stadium, Shqipëria mes tifozërive më të shumta në fazën e grupeve në Euro 2024
Kombëtarja shqiptare është eliminuar nga Euro 2024, me kuqezinjtë që morën vetëm 1 pikë në 3 ndeshje.
Por pavarësisht kësaj tifozët shqiptarë pushtuan çdo qytet ku Kombëtarja luajti ndeshjet e saj.
Fillimisht Dortmundin më pas Hamburgun dhe në fund Dusseldorfin, tifozat kuqezi mbushën rrugë, sheshe dhe tribuna.
Si kurrë më parë, në Gjermani ishin mbi 95.000 tifozë shqiptarë të cilët kanë përkrahur Kombëtaren nga shkallët e stadiumit.
Mediat gjermane kanë publikuar listën e kombëtareve me mbështetjen më të madhe të tifozëve në fazën e grupeve në Euro 2024.
Kombëtarja shqiptare lë pas ekipe me emër, teksa kalohet nga Turqia, Gjermania dhe Kroacia. Kështu lëmë prapa ekipe si Anglia, Franca, Spanja, Italia, Zvicra, Polonia apo Portugalia.
Lista e plotë e kombëtareve me më së shumti tifozë të pranishëm në Euro 2024:
Turqia: 130,000 tifozë
Gjermania: 125,000 tifozë
Kroacia: 103,000 tifozë
Shqipëria: 95,000 tifozë
Rumania: 92,000 tifozë
Skocia: 82,000 tifozë
Holanda: 80,000 tifozë
Serbia: 73,000 tifozë
Polonia: 70,000 tifozë
Anglia: 65,000 tifozë
Austria: 60,000 tifozë
Danimarka: 60,000 tifozë
Gjeorgjia: 60,000 tifozë
Ukraina: 53,000 tifozë
Belgjika: 50,000 tifozë
Hungaria: 46,000 tifozë
Sllovenia: 44,000 tifozë
Franca: 41,000 tifozë
Zvicra: 39,000 tifozë
Republika Çeke: 38,000 tifozë
Portugalia: 37,000 tifozë
Italia: 36,000 tifozë
Sllovakia: 35,000 tifozë
Spanja: 34,000 tifozë