Sunday 29 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive politike

Ekskluzive: Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë

Edhe pas një ore, liderët politikë ende në takim të mbyllur për ta zgjidhur bllokadën

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndërra globale” – Intervistë me bashkatdhetaren nga Gjilani në Londër,

Kryesia e KF Kika qëndron në Zvicër, merr përkrahjen e bashkatdhetarëve Hogoshtas për klubin e

Kryetari Haliti në vizitë te banorët e prekur nga breshëri dhe furtuna

Gjilan: “Vdekje e dyshimtë!” – Policia: “Rasti është duke u hetuar”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka formuar komisionin komunal për evidentimin e dëmeve

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Shënohet sot festa e Vidovdanit, Policia me apel: Shmangni provokimet

 Promovohet libri `Mali i qumështit`, i autores Ervina Halili
Kulturë Letërsi

Promovohet libri `Mali i qumështit`, i autores Ervina Halili

14 May 2025 0 Comment 5 min read

AA

Autorja Ervina Halili, ka promovuar librin `Mali i Qumështit`.

Romani “Mali i qumështit” (Onufri, 2025) është një tjetër dritë në krijimtarinë e autores Ervina Halili e cila vazhdimisht ballafaqohet me lexuesin, duke paraqitur mendime dhe skena të cilat vënë pikëpyetje të shumta në kokën e lexuesit. Promovimi i këtij libri u bë dje në ambientin e librarisë Dukagjini në Prishtinë, me ç’rast u diskutua stili, rrëfimi dhe kalimi nga poezia në prozë i autores Halili e cila konsiderohet të ketë shkruar një vepër që lehtësisht zgjon imagjinatën e njeriut, shkruan KultPlus.

“Mali i qumështit” është një rrëfim me kujtime nga ngjarje të vërteta nga jeta jashtëletrare. “Udhëtimi i vetes sonë metafizike nëpër botën që na pret krahapur me dashuri e shërim si një nënë e madhe, ndonëse ngjan fantastik, është po aq i realtë, pavarësisht çfarë pamje merr i reflektuar nga imagjinata jonë”, ka bërë të ditur autorja Halili.

Sipas saj në libër, mali përveç një hapësirë e realtë përjetimesh është poashtu një hapësirë utopike që jeton në zemrën e secilës grua.

Promovimi i cili filloi në orën 18:00 mblodhi rreth vetës artdashës, shkrimtarë e poetë. Në këtë ngjarje në panel të ftuar ishin autorët Ernestina Gjergji Halili, Ag Apolloni dhe autorja e librit, Ervina Halili. Panelin e moderoi Latif Mustafa i cili librin e trajtoi si një temë që flet dukshëm për shoqërinë tonë. “Ervina është personi i parë e cila shkruan për letërsinë në të cilën nuk e sheh Zotin të shkrirë në gjithçka, por gjithçka e sheh të shkrirë tek Zoti apo sido që dëshironi ta quani atë. Edhe tek ky libër bëhet rezonimi i saj, pra ajo shkrihet në natyrën dhe natyra shkrihet në të. Autorja përpiqet të shkruajë për jetë, për mënyrën se si gjërat lindin. Edhe aktin e ngjizjes e sheh sikur poesis, diçka që vjen nga universi dhe frutizohet në botë”, thotë Mustafa.

Në anën tjetër, autorja Erenestina Gjergji Halili thotë se Ervina dhuron një copë të fantazisë së meditimit ku rrjedha lineare ndërpritet bukur.

“Është shumë mirë që ju shoh kaq shumë në promovimin e këtij libri. E vlerësoj shumë poezinë dhe letërsinë e Ervinës dhe me qejf jam këtu. Është një nga autorët më të talentuara që kemi tani dhe e lexova me kënaqësi librin e saj. Letërsia shqipe ka qenë një letërsi në diskurs androcentrik dhe shumë rrallë i është bashkuar këtij kori ndonjë zë femëror. Tani ka nisë të krijohet një paralele, një orkestër ku zemrat femërore japin kontributin e tyre. Duke lexu librin shohim se ka një perspektivë gjinocentrik dhe duhet të jesh femër për ta shkruar një libër të tillë. Është e domosdoshme perspektiva e librit sepse pasuron letërsinë shqipe pasi që jemi duke folur për një krijim që flet për krijimin e një fëmije dhe nuk është thjeshtë një shtatzëni por një varg idesh ku krijohen relacione të çuditshme mes brezave. Personi që rrëfen përshkruan subjektivisht dhe tregon paralele të realitetit të sotëm dhe asaj të një kohe kur Kosova ishte nën regjimin serb. Janë paralele mes dy linjave të dy lindjeve dhe bartja nga personalja tek socio-politikja është një prurje e veçantë e kësaj proze që më shumë anon kah ana poetike duke mos u përqendruar tek narracioni. Është një meditacion mbi temën e librit”, thotë Apolloni.

Sipas tij, është një libër i veçantë sepse autorja ka ndërruar zhanrin dhe ka krijuar një roman që është anti-postmodern.

Ndërkaq, autorja e vetë librit, Ervina Halili ka treguar se libri është një prozë poetike në vete dhe ka lindur si pasojë e dëshirës për të ia dedikuar një tekst më të gjatë poezisë së saj ‘Nana’ që u publikua në librin ‘Nuk janë sytë e mi’.

Share This:

Tags: PROMOVIMI
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e

28 June 2025
Lajme

Ekskluzive: Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet

28 June 2025
Lajme

Edhe pas një ore, liderët politikë ende

28 June 2025
Lajme

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndërra globale”

28 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.