Prokuroria dhe policia me aksion në zyrat e kompanisë “Ambienti” në Pejë, priten arrestime
Prokuroria Themelore e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin kundër krimeve ekonomike, qysh në orët e mëngjesit kanë ndërmarr një aksion në kompaninë e pastrimit “Ambienti” në Pejë.
Siç mësohet, aksioni ndërlidhet përkatësisht me anëtarët e bordit të kësaj kompanie të cilët dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, paranë publike.
Aksioni është duke u zhvilluar ende, dhe pritet të ketë edhe arrestime.