Tuesday 10 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Konjufca shpreson që nesër të formohet Qeveria

Kurti: Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstituive

Lajmi i Fundit: Karateistët kosovarë përjashtohen nga Evropiani në Qipro për shkak të simboleve shtetërore!

“Tifozat Kuq e Zi” mbështesin marshin më 17 shkurt

Edi Rama e quan “idiot ndërkombëtar” prokurorin e Speciales

KDI: Kosova bie tri pozita më poshtë në Indeksin e Korrupsionit

Viti: Pensionohen mësimdhënësit Ramiz Hasani dhe Adile Halimi Sahiti

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur katër (4)

Vdes tragjikisht një kosovar gjatë skijimit në Çikago

Presidentja Osmani thërret seancën konstituive të Kuvendit nesër në orën 12:00

 Prokurori: Po lokalizohen disa shtëpi dhe automjete në të cilat dyshohet se ka armatim
Lajme

Prokurori: Po lokalizohen disa shtëpi dhe automjete në të cilat dyshohet se ka armatim

25 September 2023 0 Comment 4 min read

AA

Prokurori special i rastit në veri, Naim Abazi ka thënë se janë duke u lokalizuar disa shtëpi dhe automjete në Banjskë të Zveçanit, në të cilat dyshohet se kanë armatim si dhe po punohet ende për të identifikuar persona tjerë të dyshuar lidhur me këtë rast.

Prokurori Abazi, ka thënë se aksioni është ende në procedurë dhe se po merren edhe disa veprime shtesë.

“Jemi në atë drejtim, tu punu hala në atë drejtim, për me mujt me identifiku edhe persona tjerë që janë të përshirë në këtë aktivitet kriminal”, ka thënë Abazi.

Gjithashtu Abazi bëri të ditur se janë sekuestruar edhe disa kamera në lokacionin e manastirit lidhur me këtë ngjarje.

“Jemi tu i identifiku edhe kamerat dhe lokacionet e ndryshme po ashtu kemi sekuestruat disa kamera, dëshmitaret jemi tu identifiku janë plotë veprime tjera që ndoshta s’mundem me t’i lisitu për shkak të hetimeve që janë tu u ba”, tha tutje prokurori Abazi.

Në vijim, Abazi ka deklaruar se nga Prokuroria Speciale do të parashtrohen edhe kërkesa për paraburgime.

“Po patjetër, po, po do të ketë veprime dhe do të ketë kërkesa që do të adresohen edhe përmes gjykatës edhe veprime tjera”, ka thënë prokurori Abazi.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, mbrëmë ka njoftuar 6 persona janë ndaluar për përfshirje në sulmin ndaj Policisë, dyshohen për vepra terroriste në Banjskë të Komunës së Zveçanit.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas PSRK-së, të ndaluarit dyshohen për disa vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

“Prokuroria Speciale, gjithashtu njofton se gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, janë ndaluar gjashtë (6) persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 126 lidhur me ‘’Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’’ nga neni 114, ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 138 lidhur me nenin 129 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ka njoftuar PSRK-ja. 

Share This:

Tags: Bansjke Policia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Ciceroni

Konjufca shpreson që nesër të formohet Qeveria

10 February 2026
Ciceroni

Kurti: Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për

10 February 2026
Ciceroni

Lajmi i Fundit: Karateistët kosovarë përjashtohen nga

10 February 2026
Kuriozitete

“Tifozat Kuq e Zi” mbështesin marshin më

10 February 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Pas katër ditësh, Policia arreston shoferin që

9 February 2026

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar për shkaktimin e një

Lajme

Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari

8 February 2026

Policia e Tiranës ka goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit, duke

Lajme Librari

Prezantohet raporti vjetor i punës së Drejtorisë

7 February 2026

Me datën 06 shkurt 2026, u prezantua raporti vjetor i punës për vitin 2025 i Drejtorisë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.