Wednesday 4 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund dhe përmbys rezultatin ndaj Romës

PDK Gjilan: “Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje” – Kërkohet rikthimi i menjëhershëm i ambulancës

DSHMS Gjilan, Mimoza Kadriu, drejtoreshë: “Nuk po mbyllet ambulanca në Kishnapolë, është vetëm ndërprerje e

Komuna e Vitisë vazhdoi mbështetjen për fermerët, shpërndau 47 mekanizma bujqësorë

Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri

Filharmonia e Kosovës përmbyll festivalin ReMusica me një koncert të veçantë

Vazhdojnë reagimet për ambulancën në Kishnapolë – Këshilltari i PDK-së Bujar Nevzadi: “Zonja Drejtoreshë, mos

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës

Spitali i Gjilanit realizon për herë të parë procedurën Cystolithotripsia për trajtimin e gurëve në

Spitali i Gjilanit nis për herë të parë ndërhyrjet për vendosjen e protezave të gjurit

 Profesor Rexhep Qosja sot feston ditëlindjen!
Lajme

Profesor Rexhep Qosja sot feston ditëlindjen!

25 June 2023 0 Comment 3 min read

AA

Është në natyrën tonë, që duke shënuar dhe festuar ditëlindjen e tij, ta nderojmë dhe ta falënderojmë për bëmat e tij, veprat themelvënëse të tij, idetë kombëtare të tij, ligjërimet çlirimtare të tij, diskursin europian të tij!

Nga: Begzad Baliu

Brezi ynë, i formuar në vitet ’80, është rritur atdhetarisht e intelektualisht prej veprës së tij kulturore, letrare e shkencore: “Anatomia e kulturës”, “Historia e letërsisë shqipe (Romantizmi I – III)”, “Nocione të reja albanologjike”, “Porosia e madhe”, “Vdekja më vjen prej syve të tillë” etj. Vepra e tij na e ka ruajtur besimin dhe na ka bërë krenarë edhe në rrethanat më të vështira jetësore.

Betejat e tij intelektuale dhe kombëtare në shtypin jugosllav (Lubjanë, Zagreb etj.) dhe në tribunat letrare e politike (Novi Sad, Beograd e Uashington) na kanë mbajtur të fortë para sulmeve ushtarake e policore të institucioneve politike, akademike e religjioze serbe.


Brezi ynë, bartës i vlerave më sublime të çlirimit kombëtar me emrin e UÇK-së, i ka rrënjët në ligjërimet kombëtare të veprës së tij, në themelet e së cilës qëndron vepra e trashëgimisë sonë materiale dhe shpirtërore: “Populli i ndaluar” e “Çështja shqiptare”.


Brezi ynë shtetformues, përtej partive politike dhe institucioneve mbështetëse ndërkombëtare, kishte edhe rrafshin orientues të veprës së tij (“Demokracia e shpërdorur”), përbërësin polemizues të tij (“Pushteti i korruptuar”), referencën europiane të tij (“Ideologjia e shpërbërjes”), së cilës i jemi përulur edhe atëherë kur kemi menduar se ia kemi kthyer shpinën!


Profesor i nderuar!


Me jetën dhe veprën mbete gjithnjë sinonim i Viktor Hygos dhe Francës së tij, prandaj asnjëherë nuk jemi dëshpëruar edhe kur të kemi parë të sulmuar a të përjashtuar. Ti ishe aty ku ishte brezi ynë, ndërsa aty ku mungoje Ti, ishte doemos dhe na fliste më fortë e më fuqishëm vepra jote!
Faleminderit Profesor për gjithë atë që i dhatë brezit tonë!
Jetë të gjatë e të lumtur!

Share This:

Tags: Rexhep Qosja
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Arte tjera

“Nxito e kthehu” – fjalët e fundit

4 November 2026
Lajme

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund

3 November 2026
Champions League

​Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani

3 November 2026
Lajme

PDK Gjilan: “Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje”

3 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Ndërron jetë akademik Rexhep Qosja – Kryeministri

23 April 2026

Një nga figurat më të shquara të mendimit shqiptar, akademik Rexhep Qosja, ka ndërruar

Lajme

Rexhep Qosja – kolosi i mendimit kritik

23 April 2026

Akademik Rexhep Qosja është një nga figurat më të shquara të mendimit shkencor, kritik

Lajme

Rexhep Qosja shpallet fituesi i çmimit “Lumo

11 April 2025

10 Prill, 2025 – Akademiku Rexhep Qosja është shpallur fituesi i çmimit “Lumo Skëndo”

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.