Monday 12 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Komuna e Gjilanit – Buxhetimi me Pjesëmarrje

Konferencë Ndërkombëtare – Asociacioni Kosovar për Imunologji, Astma dhe Alergji – AKIAA

Rritja e çmimit të rrymës – Këto janë 4 pikat që LDK`ja kërkon nga ZRRE

AAK dorëzon në Kushtetuese lëndën për votimin e fshehtë në Kuvend

Njoftim për Studentët/Mundësi për të marrë pjesë në kampet rinore rajonale Shared Horizons

Ky është parashikimi i motit për sot

Përfundon “Java e Studimeve për Start-up dhe SME” në UKZ në bashkëpunim me Universitetin e

Presidentja Osmani ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër në datat 21-22

Daku hero, Rubin Kazani merr fitore në çastet e fundit

Trendafilova në vizitë triditore në Kosovë

 Prof. Dr. Flamur Hyseni – E drejta e shkruar vs. precedenti: A mund të ndryshojë interpretimi i Kushtetutës për formimin e qeverisë?
Lajme Opinione

Prof. Dr. Flamur Hyseni – E drejta e shkruar vs. precedenti: A mund të ndryshojë interpretimi i Kushtetutës për formimin e qeverisë?

18 February 2025 0 Comment 13 min read

AA

Kosova, si një shtet me traditë të së drejtës së shkruar, nuk ka një sistem të mirëfilltë të precedentit gjyqësor të detyrueshëm si në vendet e sistemit të common law.

Kjo do të thotë se në teori aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë burim i drejtpërdrejtë i së drejtës në kuptimin klasik të një norme të përgjithshme dhe abstrakte si ligjet apo Kushtetuta. Megjithatë, ka disa aspekte që duhet të analizohen më thellë për të kuptuar nëse presidentja dhe Kuvendi duhet ose nuk duhet t’i zbatojnë aktgjykimet e viteve 2014 dhe 2020 për formimin e qeverisë.

Shkruan: Prof. Dr. Flamur Hyseni

Interpretimi kushtetues në Kosovë nuk duhet të jetë një dogmë e pandryshueshme, por një proces i vazhdueshëm i harmonizimit të ligjit dhe Kushtetutës me realitetin demokratik dhe politik.

Statusi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese

Sipas nenit 116 të Kushtetutës, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. Kjo nënkupton se, pavarësisht që Kosova nuk ka sistem të precedentit, vendimet e saj kanë fuqi obligative për rastet konkrete.

Por pyetja kryesore është: A i detyrojnë aktgjykimet e kaluara të Gjykatës Kushtetuese institucionet që të ndjekin të njëjtin interpretim në të ardhmen, edhe kur rrethanat politike ndryshojnë? Jo. Sepse edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2020, KO 72/20 kishte një interpretim tjetër nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014, KO 103/14, lidhur me formimin e qeverisë. Në Kosovë nuk ka precedent të detyrueshëm. Nëse duhet të ketë një interpretim tjetër lidhur me formimin e qeverisë.

Aktgjykimi nuk është normë e përgjithshme e shkruar

Në sistemin juridik të Kosovës normat ligjore janë të shkruara dhe të miratuara nga organet përkatëse (Kuvendi, presidenti, Qeveria). Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë interpretime të normave ekzistuese, por nuk krijojnë normë të re ligjore.

Për shembull, aktgjykimi i vitit 2014 (KO 103/14) interpretoi nenin 84 dhe 95 të Kushtetutës, duke e kuptuar se partia apo koalicioni fitues relativ e ka të drejtën e parë për të formuar qeverinë.

Aktgjykimi i vitit 2020 (KO 72/20) interpretoi po të njëjtin nen, por ndryshoi qasjen, duke thënë se nëse kandidati i parë dështon, mandati i kalon një partie tjetër që siguron shumicën.

Këto dy vendime tregojnë se interpretimi i Kushtetutës mund të ndryshojë me kohën dhe se aktgjykimet nuk janë norma fikse si ligjet apo Kushtetuta. Pra, në rastin e 2020-s nuk vlejti aktgjykimi i rastit 2014, lidhur me formimin e qeverisë.

Mosdetyrimi për të ndjekur vendime të kaluara

Kosova nuk ka sistem të precedentit. Institucionet nuk janë të detyruara që në të ardhmen të zbatojnë interpretimin e një aktgjykimi të mëparshëm, por vetëm aktgjykimet e reja të Gjykatës Kushtetuese për raste të reja. Norma kushtetuese nuk ka ndryshuar. Interpretimi është sqarim, nuk është normë. Kuptimi i normës kushtetuese mund të ndryshojë sipas rrethanave të krijuara. Kuptimi i normës kushtetuese mund të ndryshojë me kalimin e kohës, sidomos kur rrethanat shoqërore, politike dhe juridike evoluojnë.

Shembuj konkretë: Nëse nesër shfaqet një krizë e re politike dhe çështja e mandatarit i dërgohet sërish Gjykatës Kushtetuese, ajo nuk është e detyruar të ndjekë vendimin e 2014-s ose të 2020-s, por mund të japë një interpretim të ri, varësisht nga rrethanat se për çka është krijuar kriza. Siç ka ndodhur më 2020 dhe nuk është ndjekur vendimi i vitit 2014.

Për këtë arsye në Kosovë nuk mund të thuhet se aktgjykimet e kaluara janë burim i drejtpërdrejtë i së drejtës për të gjitha rastet e ardhshme, siç do të ndodhte në një sistem të bazuar në precedentin gjyqësor të detyrueshëm.

Por, nëse një parti ose koalicion i ri ka një interpretim ndryshe dhe e çon çështjen në Gjykatën Kushtetuese, atëherë mund të ndodhë që Gjykata Kushtetuese të japë një aktgjykim të ri, duke mos u ndier e detyruar nga aktgjykimet e kaluara.

Cili sistem është më i mirë?

Nuk ka një sistem më të mirë se tjetri – gjithçka varet nga konteksti historik dhe ligjor i një vendi.

Sistemi i së drejtës së shkruar kontinental (civil law) është më i parashikueshëm dhe më i organizuar, duke u bazuar në ligje të qarta dhe Kushtetutë.

Sistemi common law (precedenti) është më fleksibil dhe u lejon gjykatave të krijojnë norma të reja bazuar në realitetin shoqëror. Kosova nuk e ka këtë sistem të precedentit gjyqësor të detyrueshëm.

Nuk ka detyrim për të ndjekur interpretimet e kaluara të Gjykatës Kushtetuese

Sipas sistemit juridik të Kosovës, që bazohet në të drejtën e shkruar (civil law) dhe jo në common law, nuk ekziston një parim i precedentit të detyrueshëm. Kjo do të thotë se presidenti i republikës, palët e autorizuara për të ngritur çështje kushtetuese, të gjitha institucionet e tjera, nuk janë të detyruara të ndjekin interpretimet e kaluara të Gjykatës Kushtetuese për raste të reja që paraqiten në të ardhmen.

Në këtë aspekt çdo çështje që parashtrohet në Gjykatën Kushtetuese mund të rishqyrtohet dhe të interpretohet sërish, në varësi të rrethanave specifike dhe argumenteve të paraqitura.

A mund të japë Gjykata Kushtetuese një interpretim të ri?

Po. Gjykata Kushtetuese ka të drejtë dhe kompetencë të interpretojë dispozitat kushtetuese në mënyrë të re nëse një çështje shtrohet sërish para saj.

Kushtetuta nuk e kufizon Gjykatën Kushtetuese që të ndjekë domosdo interpretimet e mëparshme sepse: Çdo rast që paraqitet ka rrethana specifike që mund të ndryshojnë nga rastet e kaluara. Përbërja e Gjykatës Kushtetuese mund të ndryshojë me kalimin e kohës, duke sjellë qasje të reja interpretuese. Praktika kushtetuese ka treguar se interpretimet e mëparshme mund të mos jenë më të përshtatshme për realitetin e ri politik dhe juridik.

Ndryshimi i interpretimit nga 2014 në 2020

Aktgjykimi i vitit 2014 (KO 103/14) – Gjykata Kushtetuese vendosi se partia ose koalicioni fitues i zgjedhjeve ka të drejtën për të formuar qeverinë.

Aktgjykimi i vitit 2020 (KO 72/20) – Gjykata ndryshoi interpretimin dhe vendosi se nëse kandidati i parë dështon, presidenti mund t’ia japë mandatin një partie tjetër që siguron shumicën parlamentare. Dilema në këtë rast është se a kishte dështuar kandidati i parë? Ky rast është me rëndësi të veçantë për aspektin studimor dhe shkencor në jurisprudencën kosovare dhe për vetë jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Këto dy vendime tregojnë qartë se Gjykata Kushtetuese nuk është e lidhur me interpretimet e kaluara dhe mund të japë vendime të reja bazuar në rrethanat e kohës.

Pse është i rëndësishëm ky fleksibilitet?

Parimi i stabilitetit institucional – Nëse një vendim i kaluar nuk funksionon më në realitetin politik dhe institucional, Gjykata Kushtetuese mund ta rishikojë atë.

Ruajtja e karakterit interpretues të Gjykatës Kushtetuese – Gjykata nuk duhet të jetë e bllokuar nga vendimet e mëparshme, pasi çdo rast mund të ketë elemente të reja që kërkojnë një interpretim më të avancuar. Gjykata Kushtetuese me vendimet e saj nuk e shkruan normën kushtetuese, nuk e ka këtë të drejtë, por e bën interpretimin e saj.

Zbatimi i Kushtetutës sipas kohës dhe nevojave – Një interpretim i dhënë në një periudhë të caktuar mund të mos jetë më i vlefshëm pas disa vjetësh. Prandaj mundësia e një interpretimi të ri garanton përshtatshmërinë e Kushtetutës me zhvillimet politike, juridike dhe shoqërore.

Përfundimisht Kosova mbetet një vend i së drejtës së shkruar, ku Kushtetuta dhe ligjet e miratuara nga Kuvendi janë burimi kryesor i rregullave juridike.

Gjykata Kushtetuese ka fuqinë të rishikojë dhe të ndryshojë interpretimet e saj bazuar në realitetet institucionale, juridike dhe politike.

Aktgjykimet (vendimet) e kaluara mund të shërbejnë si referencë, por nuk janë të detyrueshme për interpretimet e ardhshme.

Institucionet politike nuk duhet të jenë të kufizuara nga vendime – aktgjykime të kaluara, por duhet të kërkojnë interpretime të reja kur rrethanat e kërkojnë këtë.

Presidenti dhe institucionet e tjera nuk janë të detyruara të ndjekin interpretimin e mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Palët e autorizuara mund të kërkojnë një interpretim të ri nëse kanë dilema mbi një dispozitë kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka të drejtë të japë një interpretim të ri, edhe nëse një çështje e ngjashme është trajtuar më parë.

Ky fleksibilitet i lejon sistemit kushtetues të Kosovës të mbetet dinamik dhe të përshtatet me realitetet politike, juridike dhe shoqërore.

(Autori është profesor i teorisë së shtetit dhe së drejtës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës)

Share This:

Tags: Flamur Hyseni
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Mevlan Zeka ‘Ylli i javës’ në Superligën

12 May 2025
Lajme

Komuna e Gjilanit – Buxhetimi me Pjesëmarrje

12 May 2025
Lajme

Konferencë Ndërkombëtare – Asociacioni Kosovar për Imunologji,

12 May 2025
Marketing

Shpallje: Luxury Auto Styling SH. P. K. shpall

12 May 2025
RELATED Stories for you
Opinione

Shkruan: Prof. Dr. Flamur Hyseni – Kultura

19 April 2025

Kultura e normimit maksimal është një formë e sofistikuar e frikës nga liria. Ajo

Lajme

Gjilan: Themelohet Grupi i Pavarur për Vetëqeverisje

1 October 2023

Gjilanit i shtohet një alternativë qeverisëse e së ardhmes, Grupi i Pavarur për Vetëqevrisje

Lajme

Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisje të

30 September 2023

Një nismë qytetare, e cila ka nisur si ide muaj më parë, të shtunën

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.