
Prishtina bën goditjen e parë, merr sulmuesin e talentuar Jalen Blesa
Klubi kryeqytetas, Prishtina ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Rahovecit, Jalen Blesa dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi.


Prishtina ka filluar të punoj për përforcime në afatin kalimtar të janarit, pasi tashmë veçse e ka kryer goditjen e parë.
Bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar Jalen Miller Blesa, i cili në gjysmë sezonin e parë ka shkëlqyer me Rahovecin në Ligën e Parë.
Mësohet se Prishtina ka kryer marrëveshjen me lojtarin dhe Blesa do t’i bashkohet ekipit në stërvitje, nën urdhrat e trajnerit Ismet Munishi.
