Saturday 14 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Portret: “Zonja Maki” – primadona e Gjilanit që la gjurmë në kulturë, arsim dhe emancipimin

A u braktis GUXO në Deçan e Pejë? Vjen reagimi i partisë

IKD dorëzon raportet e monitorimit te Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan

Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit

Gjilan: Drejtoria e Inspeksionit kërkon largimin e kiosqeve dhe lodrave nga sheshi i qytetit

Florent Muslija për FIFA.com: Kosova do të japë gjithçka për të arritur në Kupën e

Prishtinë – Gjilan: Fillojnë punimet për rrethrrotullimin te “Gorenje” në dalje të Prishtinës drejt Gjilanit

Tregu i Gjelbër në Zhegër menaxhohet dhe mirëmbahet nga NPL “Tregu” Sh.A

Fundjavë futbolli në Gjilan: Luhen ndeshjet e javës së 14-të në garat regjionale të grupmoshave

Dheu i Bardhë: Arrestohet një person pasi tentoi të largohej pa përfillur urdhrin e policisë

 Portret: “Zonja Maki” – primadona e Gjilanit që la gjurmë në kulturë, arsim dhe emancipimin e gruas
Arte tjera Kulturë Lajme Muzikë Teatër

Portret: “Zonja Maki” – primadona e Gjilanit që la gjurmë në kulturë, arsim dhe emancipimin e gruas

14 March 2026 0 Comment 6 min read

AA

Makfire Osmani Uzunaliq, një nga figurat më të respektuara të Gjilanit, kontribuoi në art, arsim dhe jetën shoqërore të qytetit, duke frymëzuar breza të tërë.

Në Gjilanin e viteve ’50, qyteti i vogël por plot shpirt, zhurma e fëmijëve që luanin në rrugicat e kalldrëmuara, tingujt e parë të instrumenteve në sallat kulturore dhe shfaqjet e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Drita” ndriçonin jetën e qytetit. Ishte një periudhë kur kultura dhe arti fillonin të çelnin rrugët e tyre, dhe çdo talent i ri konsiderohej një dritë për të ardhmen.

Në këtë atmosferë u shfaq një figurë e veçantë: Makfire Osmani Uzunaliq, e njohur për shumë gjilanas si “Zonja Maki”. E re, e guximshme dhe e talentuar, ajo nuk ishte vetëm një zë i bukur që e mbushte sallën me tinguj, por edhe një shembull i parë i emancipimit të gruas shqiptare në skenën kulturore dhe arsimore të qytetit. Nga shfaqjet teatrale te koncertet e “Dritës”, dhe më pas në mësimdhënie e edukim, Makfire Osmani Uzunaliq u bë simbol i një kohe kur Gjilani po ndërtonte identitetin e vet kulturor dhe qytetar.

Makfire Osmani Uzunaliq lindi në vitin 1939 në Gjilan, në një familje të njohur atdhetare, përparimtare dhe intelektuale. Ajo është vajza e Emin Ramush Osmanit, ish-kryetar i Komunës së Gjilanit në vitet 1960–1963, ndërsa vjen nga një familje e njohur qytetare, ku bëjnë pjesë edhe vëllezërit e saj Faik, Aliriza dhe Reshat Osmani.

Që në rininë e hershme, ajo u përfshi në jetën kulturore të qytetit përmes Shoqërisë Kulturo-Artistike “Drita”, ku u dallua si aktore në shfaqje të ndryshme teatrale dhe si soliste në grupin muzikor. Në një kohë kur pjesëmarrja e grave në skenën publike ishte ende e kufizuar, ajo u bë një nga figurat që kontribuoi në thyerjen e paragjykimeve dhe në emancipimin e gruas shqiptare.

Në vitet ’50, Makfire Osmani Uzunaliq u bë e njohur për publikun e Gjilanit dhe më gjerë me interpretimin e këngës “Krisi pushka”, të cilën e këndonte në koncerte dhe aktivitete kulturore që organizoheshin në Gjilan dhe në komuna të tjera. Për shumë qytetarë të asaj kohe, ajo mbeti një nga zërat më të spikatur artistikë të qytetit.

Përveç aktivitetit artistik, ajo ishte edhe një nga pishtarët e hershëm të arsimit në Gjilan. Karrierën në arsim e filloi që në moshën 16-vjeçare, në vitin 1956, ndërsa më vonë vazhdoi shkollimin dhe u kualifikua si arsimtare e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Makfire Osmani Uzunaliq ishte ndër 86 mësimdhënësit e parë të Shkollës Normale të Gjilanit, duke dhënë një kontribut të madh në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave të rinj në komunën e Gjilanit. Për vite me radhë ajo shërbeu edhe si drejtoreshë e institucionit parashkollor në Gjilan, duke ndihmuar në zhvillimin dhe avancimin e këtij institucioni arsimor.

Përveç arsimit dhe kulturës, ajo ishte e angazhuar edhe në jetën shoqërore dhe qytetare, duke qenë aktive në periudha të ndryshme të rëndësishme për vendin.

Edhe sot, në moshë të shtyrë, Makfire Osmani Uzunaliq vazhdon të mbetet aktive në jetën shoqërore. Ajo është anëtare e Kuvendit të Organizatës së Pensionistëve dhe e Aktivit të Grave Pensioniste, ku kontribuon në përmirësimin e pozitës së pensionistëve dhe në avancimin e rolit të tyre në shoqëri.

Për kontributin e saj të gjatë në arsim, kulturë dhe shoqëri, ajo është nderuar me disa tituj dhe mirënjohje, ndër të cilat edhe “Ambasadore e Federatës Universale të Paqes” si dhe titullin “Gruaja e Artë e Republikës së Kosovës”.

Për shumë gjilanas, “Zonja Maki” mbetet një simbol i një kohe kur kultura, arsimi dhe qytetaria ndërtoheshin me përkushtim dhe dashuri për vendin.

Gjilani i vjetër dhe shumë gjenerata të qytetit i janë mirënjohës për kontributin dhe shembullin që ajo ka dhënë gjatë gjithë jetës së saj.

Share This:

Tags: MAkfire Uzunaliq
Previous post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Arte tjera

Portret: “Zonja Maki” – primadona e Gjilanit

14 March 2026
Lajme

A u braktis GUXO në Deçan e

13 March 2026
Lajme

IKD dorëzon raportet e monitorimit te Kryetari

13 March 2026
Lajme

Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë

13 March 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.