Wednesday 20 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

“I kthehen vendlindjes: gjithnjë e më shumë kroatë nga mërgimi rikthehen në shtëpi”

Skenari i VV për nesër në seancë, Rexhaj: Kandidate do të jetë Haxhiu, nëse s’zgjidhet

Palestina merr pjesë në Miss Universe për herë të parë, do të përfaqësohet nga kjo

Kuvendi blen laptopë të rinj për 120 deputetë, tenderi kap vlerën 90 mijë euro

Thirret për nesër seanca konstituive e Kuvendit, deputetët mblidhen në ora 11:00

Gjilan: Nënshkruhet kontrata për Bulevardin e Qytetit, Komuna thotë se projekti është më i madhi

Komuna e Kamenicës apelon për ndihmë Drejtoreshës së Shëndetësisë për transplantim të mëlçisë, Kostoja e

Skandal në futbollin rus: Mirlind Daku sulmohet nga tifozët e Zenit

Dy persona dërgohen pa shenja jete në emergjencë nga aksidenti në Llapushnik

Gjilan: Një qytetar bie në kontakt me rrymën, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

 Portret – Merita Sahiti, artistja e veçantë në folklor e muzikë popullore
Kulturë

Portret – Merita Sahiti, artistja e veçantë në folklor e muzikë popullore

3 February 2023 0 Comment 9 min read

AA

Artistja Merita Sahiti arriti shkallët e artit muzikor me përmasa kombëtare. Ajo shkëlqeu në çdo festival ku mori pjesë, veçmas gjatë viteve 2019 e 2020, kur fitoi më shumë se 20 çmime të para në festivale të ndryshme, mbrenda dhe jashtë vendi.

Merita Sahiti, këngëtare

U lind në fshatin Budrikë e Epërme të Komunës së Vitisë me 28 shtator të vitit 1987. Ishte fëmiu i parë nga prindërit Enveri e Remzija, të cilët kanë edhe dy fëmijë tjerë, Hekuranin dhe Ardianin.

Merita fëmijërinë e saj e kaloi nën tingujt e muzikës së folklorit burimor të cilën ia kultivonin gjyshja e saj me ninulla, ndërsa babai dhe dy axhallarët kishin bërë aktivitet të vazhdueshëm për ruajtjes së kulturës e trashëgimisë kulturore në tërësi, sidomos të këngëve burimore, ku veprimtaria e tyre muzikore ishte zhvilluar në SHKA “ 4 dëshmorët” të Budrikës, gjatë viteve të ’80 –ta.


Pas vitit 1987, pasi Merita erdhi në jetë, qiftelia dhe fyelli ishin pjesë e pa ndashme e fëmijërisë së saj, me të cilat instrumente edhe në këtë familje ruehj tradita e mirëfilltë e muzikës burimore shqipe.
Kjo traditë familjare u trashëgua edhe te vajza e re me sy të ngulitur në ardhmërinë, e cila filloi që nga ninullat e arriti që sot të pretendoj të bëhet një këngëtare e sukseshme duke u rritur me muzikën.
Nga pamundësia që të qaset më heret me instancat kulturore për shkak që jeta u zhvillonte në fshat, pas luftës u krijuan kushtet nga realiteti i ri i krijuar në Kosovë ku Merita së bashku me familjen e saj ia mësyejnë qytetit të Gjilanit, në të cilin nga viti 2000 e këtej, jetojnë e veprojnë.


Asaj iu krijuan mundësitë që nga mosha 13 vjeçare të paraqitet edhe para publikut. Për herë të parë me rastin e ditës së shkollës në Shkollës Fillore“Thimi Mitko” në Gjilan, ku Merita debutoi me këngën e Remzije Osmanit, “Moj Kosovë mirë se t’gjeta”. Nga ai moment te Merita u vërejt talent i jashtëzakonshëm për këngët burimore andaj edhe vazhdoi të merrë pjesë nëpër koncerte e festivale të ndryshme.
Që nga ajo moshë Merita filloi të merrte pjesë në manifestime kulturore per nderë të festës së “28 Nentorit“, manifestimeve për përvjetorë të dëshmorëve të Kombit, 7 e 8 marsi , për festen e Bajramit, ditëve të shkollave e manifestime tjera kulturore që organizoheshin sokohe.

Repertori i saj i preferuar ishte kënga burimore, puopullore e folklorike, veçmas ato të Shkurte Fejzës, Shyhrete Behlulit, Remzije Osmanit, Violetë Kukajt etj, këngë të cilat i këndonte me dëshirën më të madhe, ndërsa përcillej me çifteli nga vëllau Hekuran Sahiti, për të krijuar një afinitet të jashtëzakonshëm për moshën që e atëbotë e kishin.

Merita Sahiti si këngëtare e talentuar e ambicioze, mëton që së shpejti zëri i saj të dëgjohet gjithanjdej, Kosovës e diasporë, si dhe në trojet ku jetojnë shqiptarë.

Ajo tashmë ka bërë përgatitjen e shumë këngëve, me theks të veçantë në zhanrin e muzikës popullore, në bashkëpunim me studio të ndryshme, por edhe këngë të realizuara nga Edmond Zhulali në Tiranë, Burim Krasniqi, Prishtinë, Naim Krasniqi “Polifest 2007”, Prishtinë, si dhe një tufë këngësh nga kompozitori Skënder Doshlani-Tropojë.


Të gjitha këto me përkrahjën dhe ndihmën e babit të saj, i cili i ka sponzoruar dhe do t’i konkretizojë së shpejtë në një album. Nuk duhet anashkaluar kontributin dhe përkrahjen e madhe që e ka nga AKV ”Kemajl Azizi” sidomos nga kryetari i ansamblit Arianit Hetemi i cili në çdo rast që i jepet, mundohet që në rend të parë të prezantoj vlerat që i posedon Merita.


Merita Sahiti vazhdon punën e saj rreth këngëve me një përkushtim të veçant si dhe përkushtim të madh përveç djemëve që i ka, Enesin dhe Harisin, rëndësi të veçant i kushton shkollimit në Universitetin AAB , Fakultetit të muzikës – Solokëndim.


Gjatë vitit 2012 Merita mori pjesë në Festivalin Mbarëkombëtarë “Flaka e Janarit 2012”, ku u vleresua me “Çmimin e dytë”, bashkë me Hysni Klinaku.

Share This:

Tags: Merita sahiti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

“I kthehen vendlindjes: gjithnjë e më shumë

19 August 2025
Futboll

3 dekada me klubin, SC Gjilani falenderon

19 August 2025
Futboll

Man Utd përgatit 150 milionë euro për

19 August 2025
Lajme

Skenari i VV për nesër në seancë,

19 August 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.