
Policia konfirmon vrasjen në Hajvali, identifikohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen në Hajvali.

Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti, tha për Reporteri.net se policia është në kërkim të të dyshuarit, i cili tashmë është identifikuar.
“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që është në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është indentifikuar”, ka deklaruar Ahmeti.

Viktima është dërguar i vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka deklaruar se i njëjti kishte plagë nga arma e zjarrit.
