Policia gjobit biçiklistët e motoçiklistët në sheshet e Prishtinës dhe konfiskon gjashtë trotinetë
Policia e Kosovës ka konfiskuar gjashtë trotinetë në Prishtinë (për tre muaj) dhe ka gjobitur ngasësit e biçikletave e të motoçikletave.
Edhe zyrtarët e stacioneve policore në kuadër të detyrave rutinore po merren me kundërvajtjet në trafik.
Zyrtarët e stacionit policor të qendra në Prishtinë, sot bazuar në ligjin e ri të trafikut, kanë bërë gjobitjen e ngasësve të biçikletave , motoçikletave si dhe sekuestrimin 6 trotinetëve (për tre muaj) .
Gjobat janë shqiptuar për qarkullim nëpër sheshet e zonës qendër, ku qarkullimi i mjeteve të sipër shënuara është i ndaluar me ligj.
Kujtojmë se nga 3 prilli, në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja ndëshkuese për të gjithë shkelësit e rregullave të trafikut.