Friday 19 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Bahamas njeh Kosovën

Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

Delegacioni i UKZ zhvillon javën studimore dhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në Zvicër

Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla në fushatën zgjedhore të LVV-së në Gjilan: “Mbështetja e Qeverisë

Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria: Janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave

Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI dhe Policisë, Sveçla thotë se u arrestua edhe një

Elona Sadiku dhe Harris Bajraktari interpretuan fragmente nga Opera “Die Zauberflöte” e W. A. Mozart

Ndriçimi publik jashtë funksionit në lagjen “Marie Shllaku”, qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐩𝐫𝐢𝐭𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐥𝐚𝐦𝐭𝐮𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐬 𝐤𝐨𝐥𝐨𝐧𝐞𝐥 𝐒𝐞𝐟𝐞𝐫 𝐒𝐡𝐲𝐭𝐢𝐧

Kamenica pjesë e panelit të diskutimit në Samitin Rajonal për Luftimin e Diskriminimit Racor

 Po bëhen përgatitjet e fundit për shënimin e festës fetare “Ditët e Zojës së Madhe” në Letnicë
Lajme

Po bëhen përgatitjet e fundit për shënimin e festës fetare “Ditët e Zojës së Madhe” në Letnicë

4 August 2025 0 Comment 4 min read

AA

Me iniciativën e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe me qëllim të shënimit sa më të mirë të kësaj feste është miratuar sot plani i veprimit në prag të shënimit të festës së njohur me emrin “Zoja e Madhe”, e cila mbledh pelegrinë nga vendet e ndryshme të botës e në veçanti nga shteti Kroat.

Me këtë plan veprim institucionet komunale, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Drejtoria e Shëndetësisë, Drejtoria e Inspekcionit, KFOR-i amerikan, Policia e Kosovës në Viti, Shërbimi i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ”Eco – Higjiena”, Hidromorava, kompania KEDS, famullia dhe përfaqësuesit e fshatit Letnicë, Stubëll dhe Vërnakollë, secili sektorë në fushën e vet, do të ofrojnë shërbimet e nevojshme për shënimin e kësaj feste.

Me këtë rast kryetari Haliti ka potencuar se edhe sivjet kjo komunë është përgatitur me plan të veprimit, me qëllim të organizimit sa më të mirë të kësaj feste dhe pritjes së fluksit të qytetarëve, të cilët do të jenë të pranishëm nga e gjithë Evropa dhe bota nga 14 -16 gusht, në Letnicë.

Kryetari Haliti tha se gjatë kohës kur kemi këtë festë të madhe, me një bashkëpunim të gjithmbarshëm do të rrisim ofrimin e shërbimeve të nevojshme për qytetarë, si në aspektin e sigurisë, shëndetësisë, shërbimeve publike, mbrojtje, kontroll, komunikacion, grumbullimin e mbeturinave, furnizimin e rregullt me ujë dhe energji elektrike e të tjerë. Kurse, lidhur me mbarëvajtjen e sigurisë publike ka folur Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, i cili theksoi se polica është e gatshme për menaxhimin e kësaj ngjarje dhe do të mundohemi që në maksimum të ofrojmë siguri të mjaftueshme që kjo festë të shënohet sa ma mire.

Ndërkaq, përfaqësuesi i fshatit Letnicë, Vilson Ukiqi, ka falënderuar komunën e Vitisë, Policinë dhe të gjithë sektorët e angazhuar në organizim për përkrahjen e vazhdueshme në shënimin e kësaj feste duke potencuar se ata gjithmonë janë të kënaqur dhe falënderues me bashkëpunimin, rregullin dhe rendin që mbahet gjatë shënimit të aktiviteteve për nder të kësaj feste, që mbledh njerëz nga mbarë bota dhe jo vetëm të besimit katolik, në Letnicë të Vitisë.


Në fund të takimit kryetari Haliti ka falënderuar publikisht zjarrfikësit, policinë, të cilët me një punë të jashtëzakonshme kanë arritur ti shpëtojnë njerëzit, në rastin e fundit të zjarrit në fshatin Stubëll.

Share This:

Tags: LAjme
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Bahamas njeh Kosovën

19 December 2025
Lajme

Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë

19 December 2025
Lajme

Delegacioni i UKZ zhvillon javën studimore dhe

19 December 2025
Futboll

Lidhja Rajonale e Futbollit – Gjilan: “Urime

18 December 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Jehonë në mediat ndërkombëtare për protestën në

17 October 2025

Mijëra qytetarë, mes tyre veteranë të UÇK-së dhe mbështetës të tyre nga e gjithë

Lajme

Gjilan: Kandidatët e subjektet përkatëse, që prijnë

16 October 2025

Derisa po vazhdon numërimi i votave për asamble komunale, në Gjilan, deri tani prijnë,

Lajme

I tërhequr nga gara, megjithatë mori 146

13 October 2025

Në Gjilan, për postin e kryetarit të Komunës, kanë garuar pesë kandidatë. I gjashti

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.