Thursday 13 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Cristiano Ronaldo u martua me Georginën

Selvete Sulejmani – Nga pengesat e jetës te triumfi i dijes

Ra në bunar 10 metra të thellë, policët në Shtime e nxjerrin të gjallë 72-vjeçarin

Pritje në kufi, deri në një orë te Dheu i Bardhë

Temperaturarat deri në 37°C: Java fillon sërish shumë e nxehtë, të mërkurën eklips i pjesshëm

Prof. Mr. Shefik Haliti – biri i Muhovcit që ia kushtoi jetën arsimit shqiptar, Muhovci

UKZ zgjedh katër prorektorët e rinj – Këshilli Drejtues miraton edhe Planin e Veprimit Institucional

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

 Përfundon numërimi i të gjitha votave, nis procesi për kandidatët për deputetë
Lajme

Përfundon numërimi i të gjitha votave, nis procesi për kandidatët për deputetë

29 December 2025 0 Comment 4 min read

AA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve për subjektete politike i zhvilluar nga votimi i rregullt dhe se ka nisur  numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se numërimi ka nisur në sallën “1 Tetorit” në Prishtinë.

“Të dielën në mbrëmje, është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve për subjektet politike në 2,557 vendvotime ku është zhvilluar votimi i rregullt. Sipas procedurave, të gjitha materialet zgjedhore janë tërhequr dhe vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit në 38 komunat e vendit.

“Përveç numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, në këto qendra, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, tha Elezi.

“Ky proces, i njëjtë do të bëhet në 38 Qendra Komunale të Numërimit, në të cilat do të punohet me dy orare. Numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve, do të bëhet duke ofruar transparencë të plotë dhe nën monitorimin e vëzhguesve”.

Ai gjithashtu ka folur edhe për votat me kusht, ku siç tha janë evidentuar 9 mijë e 900 votues të regjistruar, ndërsa 2 mijë e 860 janë votues me nevoja të veçanta.

“Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht. Së shpejti do të kemi edhe të dhënat nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i cili është realizuar jashtë vendvotimeve. Numri i votuesve të regjistruar në këtë program votimi ka qenë 2,860”, tha ai.

Për votimin jashtë Kosovës në përfaqësi diplomatike, Elezi tha se nga 19 mijë e 187 mijë shtetas të regjistruar, kanë votuar 16 mijë e 165 prej tyre.

Nga ai përmes postës kanë qenë të regjistruar 58 mijë por që ende nuk ka të dhëna përfundimtare për numrin e pakove të fletëvotimeve.

“Nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi në 29 përfaqësi diplomatike, nga 19,187 shtetasit e regjistruar, kanë votuar 16,165 prej tyre apo 84.24%.

Ndërkaq, nga votimi përmes postës, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë. Nga ky lloj votimi, ende nuk kemi të dhëna përfundimtare për numrin e pakove me fletëvotime pasi këto të dhëna do t’i kemi pas përfundimit të procesit të tërheqjes së tyre nga kutitë postare.

Sipas të dhënave preliminare, vetëm nga tërheqjet e dy kutive postare, në Berlin dhe Bern, janë tërhequr 18 mijë pako të supozuara me fletëvotime”, deklaroi Elezi.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Cristiano Ronaldo u martua me Georginën

11 August 2026
Featured

Selvete Sulejmani – Nga pengesat e jetës

11 August 2026
Lajme

Ra në bunar 10 metra të thellë,

10 August 2026
Lajme

Pritje në kufi, deri në një orë

10 August 2026
RELATED Stories for you
Lajme Sport

Cristiano Ronaldo u martua me Georginën

11 August 2026

Cristiano Ronaldo është martuar me partneren e tij prej shumë vitesh, Georgina Rodríguez. Ylli

Featured Lajme Opinione

Selvete Sulejmani – Nga pengesat e jetës

11 August 2026

Ka njerëz që rruga e jetës i çon drejt suksesit pa shumë pengesa. Por

Lajme

Ra në bunar 10 metra të thellë,

10 August 2026

Një 72-vjeçar është shpëtuar mbrëmjen e së hënës pasi aksidentalisht kishte rënë në një

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.