Përfundon dueli me 9 gola: Barcelona me arsenal golash, shkakton sensacion në pjesën e dytë
Barcelona ka marrë mrekullisht tri pikë në rrethin e shtatë në Ligën e Kampionëve, pasi ishte duke u turpëruar nga Benfica, por që në fund triumfoi 5-4.
Pas vetëm dy minutash lojë, Vangelis Pavlidis kaloi portugezët në epërsi me asistimin e Carreras.
Por, Robert Lewandowski i barazoi shifrat në 1-1, kur realizoi nga penalltia në minutën e 13-të.
Por, Paclidis e riktheu epërsinë për Benfican në minutën e 22-të, duke përfituar nga një gabim i portierit të skuadrës katalunase.
Vetëm tetë minuta më vonë, Pavlidis kompletoi het-trikun e tij, për rezultatin 3-1 pas vetëm gjysme ore lojë.
Barcelona ishte në shok total dhe rezultati mund të ishte edhe më i thellë, pasi mbrojta e katalunasëve ishte e tmerrshme.
Pjesa e dytë nisi me një ritëm më të qetë dhe më te kujdesshëm, por Barcelona ishte e jashtëzakonshme.
Raphinha fillimisht ngushtoi epërsinë e Benficas në 3-2, kur shënoi në minutën e 64-të.
Por, katër minuta më vonë, Ronald Araujo që kërkonte pozicion jashtë loje, nuk arriti të largonte topin, duke e futur në rrjetën e tij, duke rikthyer epërsinë e Benficas prej dy golave.
Bluagranasit u kthyen në lojë, sërish nga një penallti e Lewandowskit, që u realizua në minutën e 78-të.
Eric Garcia shënoi me kokë në minutën e 87-të, ndërsa Pedri ishte asistuesi për rezultatin 4-4, duke ndezur edhe më shumë atmosferën.
Katalunasit nuk u dorëzua për as edhe një sekondë, duke shënuar golin e fitores për 5-4 me anë të Raphinhas në minutën e 90+6-të.
Barcelona aktualisht është në vendin e dytë me 18 pikë, ndërsa në rrethin e tetë do të përballen me Atalantan, një tjetër udhëtim i vështirë për ta.