Pensionohet znj. Nerxhivane Krasniqi, zyrtare/ menaxhere e burime njerëzore në KRU Hidromorava
KRU HIDROMORAVA në faqen e saj njofton zyrtarisht se është pensionuar zyrtarja e burimwve njerëzore në KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan , znj. Nerxhivane Krasniqi.
Në njoftim theksohet kontributi i veçantë i znj. Krasniqi për më shumë se dy dekada të punën e saj në këtë kompani, ndërsa është vlerësuar lart edhe bashkëpunimi, harmonia e sjellja e saj me kolegë në KRU Hidromorava gjatë kësaj periudhe.
NJOFTIMI I PLOTË
Sot, me krenari dhe mirënjohje, njoftojmë pensionimin e menaxheres së burimeve njerëzore, znj. Nerxhivane Krasniqi.
Znj. Nerxhivane ishte një nga të parat që filloi punën në Hidromorava pas luftës, dhe si shumë të tjerë në atë kohë, ajo kontribuoi me pasion dhe përkushtim, duke punuar edhe pa paga. Vullneti i saj i madh për të kontribuar në ringritjen e kompanisë dhe forcimin e sektorit të burimeve njerëzore ka qenë i jashtëzakonshëm.
Sot, falë punës së saj dhe të kolegëve si ajo, kompania jonë performon pozitivisht dhe është në një trend rritjeje të qëndrueshme. Znj. Nerxhivane ka lënë një gjurmë të thellë në organizatë, duke ndihmuar në krijimin e një ambienti të punës që promovon bashkëpunimin dhe suksesin.
Përveç profesionalizmit të saj të lartë, znj. Nerxhivane gjithmonë ka sjellë humor dhe të qeshura, edhe në momentet më të vështira. Ajo ka ditur të krijojë një atmosferë pozitive, duke bërë që çdo ditë në kompani të jetë më e lehtë dhe më e gëzueshme.
I urojmë znj. Nerxhivane shëndet të plotë në pension, dhe shpresojmë që të shijojë çdo moment të tij, veçanërisht me familjen e saj të dashur.
Faleminderit për kontributin tuaj, znj. Nerxhivane!