Pensionohet Reshat Behluli, sekretar i Gjimnazit Shoqëror “Zenel Hajdini”
Sot me datën 10.02.2023 u pensionua sekretari i Gjimnazit Shoqëror “Zenel Hajdini”, z. Reshat Behluli.
Me këtë rast është organizuart një ceremoni e posaçme për nderë të tij, për të vlerësuar punën dhe kontributin e jashtëzakonshëm në shërbim të këtij institucioni, por edhe në shënim të ditëlindjes së 65-të të sekretarit të Gjimnazit “Zenel Hajdini”, Reshat Behluli.
Siç bënë të ditur Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Gjilan, përmes faqes së saj zyrtare, përveç punës dhe angazhimit të tij si sekretar i shkollës tash e 25 vite, Reshati me vullnetin dhe motivin e tij është kujdesur çdo ditë që ambienti i kampusit të shkollave të mesme të duket pastër dhe bukur.
LEXO EDHE:
Reshat Behluli, në periudhën sa punoi në gjimnazin “Zenel Hajdini”, përveç punëve të përditshme, njihej si aktivist e punëtor i zellshëm edhe në mirëmbajtjen e kopshtit të gjimnazit, sikurse edhe tërë kompleksit të Kampusit të Shkollave të Mesme në Gjilan.
Ai ishte shembull për nga efikasiteti në kryerjen e obligimeve të përditshme, si dhe punëve tjera që e bënin të veçantë e unik si personalitet e punëtor të përkushtuar.
E veçanta e aktiviteteve të tij ishte mirëmbajtja dhe pastërtia e jashtme e kampusit, sikurse edhe projekti i njohur që kishte zgjidhur problemin e kahershëm të evitimit të shpezëve nga objekti i shkollës, me pajisje të sjellura nga jashtë. Me atë akt Behluli kishte zgjidhur mbase problemin fundamental të largimit e evitimit të zhurmës mbytëse nga krrakamat e shpezëve, “onomatopea: e të cilave ndër vite pengonte mbarëvajtjen e qetë e të rregullt të procesit mësimor.
Mirënjohje e vlerësime për punën dhe kontrributin e z. Behluli, në shërbim permanent dhe për kujdes të vazhdueshëm, i kanë shfaqur edhe drejtuesit institucional, si nga shkolla e tij ashtu edhe nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan.
“Mirënjohës dhe falëderues për kontributin e tij profesional, njerëzor dhe vullnetmirë. Shëndet dhe pensionim të rehatshëm i nderuar sekretar, Reshat Behluli”, thuhet në njoftimin e DKA-së.
Vlerësime maksimale për çasje konstruktive e bashkëpunim të vazhdueshëm; për punën profesionale e të pakursyer në shërbim të komunitetit, si dhe çasjen konstruktivve gjatë tërë rrjedhës së veprimtarisë mediale ndër vite me z. Reshat Behluli, ka edhe portali TV Gjilani, për ç’gjë shprehet falënderues dhe i uron jetë të gjatë e suksese të vazhdueshme edhe në të të ashtuquajturën “moshë e tretë”, si dhe rehati e harmoni pranë më të dashurve të tij.