Pensionohet profesori, inxhinieri e ish-drejtori Ibrahim Shkodra
Pas një pune të palodhshme me dekada të tëra në arsim është pensionuar profesori e inxhinieri i elektroteknikës, Ibrahim Shkodra. Ky doajen i arsimit për më tepër se gjashtëmbëdhjetë vite ishte drejtor i Shkollës së Mesme Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan.
Profesori e inxhinieri Ibrahim Shkodra është diplomuar në Universitetin Publik të Prishtinës dhe për 40 vite me radhë ka punuar në arsim e në kohët më të vështira ai ka marrë edhe detyrën e drejtorit në këtë institucion arsimor, të cilën e kreu me shumë sukses dhe koha kur ai ishte drejtor nga nxënësit e mësimdhënësit është konsideruar si periudha më e lavdishme e udhëheqjes së asaj shkolle.
Pa dyshim se inxhinieri e profesori Ibrahim Shkodra ka dhënë një kontribut të paçmueshëm në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, gjë për të cilën i janë mirënjohës nxënësit, kolegët, prindërit e nxënësve dhe i tërë komuniteti./
Burimi i lajmit: kryelajmi.com/.