
Pensionohet inxhinieri i elektronikës, Prof Mehmet Shaqiri nga Gjilani
Pas një karriere të gjatë në procesin edukativo-arsimor, është pensionuar inxhinieri i makinerisë, Mehmet Shaqiri.

Shaqiri ka punuar që nga fillimi i karrierës si mësimdhënës i lëndëve profesionale në shkollën e mesme teknike “Mehmet Isai” në Gjilan dhe është vlerësuar si një nga kuadrot e rralla të kësaj vatre të dijes. Përveç lëndëve profesionale, ai ka kontribuuar edhe në mësimdhënien e Matematikës, duke përgatitur me sukses shumë nxënës e studentë.



Familja e tij e ka cilësuar këtë ditë si një moment të veçantë.
“Pas shumë viteve pune, përkushtimi dhe sakrificash, babi im ka mbyllur një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij, pensionimin. Ai ka dhënë gjithmonë më të mirën, jo vetëm për ne si familje, por edhe në punën e tij, duke qenë shembull i ndershmërisë, forcës dhe dashurisë për detyrën. Jemi krenarë për gjithçka ka arritur dhe falënderues për çdo sakrificë që ka bërë,” ka thënë djali i tij, Edi, tashmë mjek i diplomuar.
