Pensionohet arsimtarja Azemine Abdullahu nga shkolla “Musa Zajmi” në Gjilan
Me rastin e pensionimit të arsimtares Azemine Abdullahu, menaxhmenti i shkollës “Musa Zajmi” në Gjilan, përkatësisht drejtori Ramadan Dermaku, ka publikuar një dedikim në rrjetin social Facebook, duke vlerësuar lart kontributin e saj ndër vite.
Në statusin e tij, drejtori Dermaku ka shprehur krenari dhe respekt për punën e znj. Abdullahu, duke theksuar se ajo me përkushtim, dashuri dhe profesionalizëm të rrallë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.

Ai ka nënvizuar se arsimtarja Abdullahu ka qenë një figurë frymëzuese për nxënësit dhe kolegët, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në rrugëtimin e tyre arsimor dhe jetësor.

Në përmbyllje të dedikimit, drejtori i shkollës i ka uruar asaj shëndet, jetë të gjatë dhe ditë të mbushura me lumturi, duke e falënderuar për kontributin e çmuar që ka dhënë ndër vite në arsim.

