
Parashikimi i motit për të shtunën, 02 gusht 2025
Të shtunën parashikohet të mbajë me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pasdites priten vranësira të pjesshme, të cilat kryesisht në zonat malore do të gjenerojnë reshje të izoluara shiu.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-32 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 33°C. /MeteoKosova/
