Parashikimi i motit për të hënën, 05 qershor 2023
Për të Hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku në zona të caktuara, e sidomos përreth zonave malore, pritet të ketë rrebeshe afatshkurtër shiu, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike, kryesisht gjatë orëve të pasditës.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-42 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 11 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 28°C. /MeteoKosova/