Parashikimi i motit për të Enjten, 05 tetor 2023
Për të Enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet lokalisht të sjellin rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.
Reshjet kryesisht do të jenë të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-30 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26°C. /MeteoKosova/