Monday 17 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Zharku gjatë dëshmisë në rastin e 53 milionëve: Kostoja financiare për zgjatjen e afatit të

Haxhiu fajëson opozitën për buxhetin e RTK-së

Osmani për formimin të Komisioneve: Kushdo që thotë se është e pamundur, ju gënjen, s’ka

Parandalohen 60 pako çokollata të padeklaruara te Dheu i Bardhë

Fakulteti Juridik i UKZ bashkëorganizator në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Shoqërore dhe Arteve të

Foda para ndeshjes me Zvicrën: Matematikisht jemi në garë, por 6-0 është e vështirë

Wesley Clark nis dëshminë e tij në Hagë

Rektori i UKZ-së pjesëmarrës në Konferencën e 20-të Ndërkombëtare në Universitetin e Shkodrës

Supremja aprovon kërkesëpadinë e OEK kundër ZRRE’së, shfuqizon nene për liberalizimin e tregut të energjisë

Arrestohen katër gjuetarë serbë të armatosur që u futën ilegalisht në Kosovë

 Osmani-Ramës: Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim të situatës në veri – sulmuesit të ndëshkohen
Lajme

Osmani-Ramës: Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim të situatës në veri – sulmuesit të ndëshkohen

6 July 2023 0 Comment 5 min read

AA

Zyra e Presidencës ka njoftuar se presidentja Osmani dhe kryeministri shqiptar Rama, kanë diskutuar sot edhe për situatën në veri, ku Osmani ka theksuar se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës.

Në komunikatë thuhet se Osmani po ashtu theksoi se është e domosdoshme që ata që kanë sulmuar NATO-n, gazetarët, policinë e Kosovës dhe qytetarët në veri, të jenë përgjegjës para ligjit, sepse pandëshkueshmëria mund të nxisë edhe më shumë dhunë.

Komunikata e plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në takim u diskutua për samitin e NATO-s, i cili do të mbahet gjatë korrikut në Vilnius të Lituanisë, për samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë në tetor të këtij viti si dhe për situatën aktuale në Kosovë e rajon, në raport me zhvillimet e fundit të sigurisë në veri të vendit.

Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për t`i adresuar sfidat e përbashkëta me të cilat përballet rajoni së bashku me partnerët euroatlantikë.

Në raport me situatën e sigurisë në veri, Presidentja Osmani theksoi se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës. Për më tepër, theksoi se është e domosdoshme që ata që kanë sulmuar NATO-n, gazetarët, policinë e Kosovës dhe qytetarët në veri, të jenë përgjegjës para ligjit, sepse pandëshkueshmëria mund të nxisë edhe më shumë dhunë.

Sa i përket Samitit të Procesit të Berlinit, u bisedua për domosdoshmërinë e hyrjes në fuqi të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në këtë proces, e sidomos asaj që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes, si dhe për mundësinë e rritjes së projekteve dhe fondeve përfituese për vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Nga ana tjetër, sa i përket Samitit të NATO-s, Presidentja falënderoi Shqipërinë për përkrahjen e vazhdueshme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në këtë aleancë, ndërkaq ritheksoi rëndësinë e ecjes përpara me anëtarësim në Partneritet për Paqe, si hap drejt anëtarësimit të plotë në NATO, i cili njëkohësisht do t’i kontribuonte stabilitetit afatgjatë në rajon.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Rama u dakorduan që të vazhdojnë koordinimin në të mirë të qytetarëve të dy shteteve tona si dhe në të mirë të paqes dhe sigurisë rajonale.

Osmani flet pas takimit me Ramën, tregon temat që i diskutuan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me Ramën ka diskutuar proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.

Postimi i saj i plotë:

Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.

Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike.

Share This:

Tags: Edi RAma Vjosa Osmani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Zharku gjatë dëshmisë në rastin e 53

17 November 2025
Lajme

Haxhiu fajëson opozitën për buxhetin e RTK-së

17 November 2025
Lajme

Osmani për formimin të Komisioneve: Kushdo që

17 November 2025
Lajme

Parandalohen 60 pako çokollata të padeklaruara te

17 November 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Osmani për formimin të Komisioneve: Kushdo që

17 November 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se kushdo që thotë se kushdo që

Arte Pamore Kulturë

Edi Rama debuton në artin bashkëkohor ndërkombëtar:

15 October 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i njohur për stilin e tij karizmatik dhe gjestet

Lajme

Mbahet Asambleja Parlamentare e NATO-s në Slloveni,

13 October 2025

Sllovenia pret Sesionin e 71-të Vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Kryeqyteti i Sllovenisë,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.