
Osmani në Philadelphia: Pritje madhështore në shtëpinë e shqiptarit, objekt të cilin e shndërruan në shkollë shqipe
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se është pritur nga mërgata në Philadelphia.

Në një postim në Facebook, Osmani tha se objektin që e ka vizituar mërgata e ka shndërruar në shkollë shqipe.

“Një pritje madhështore nga mërgata jonë në Philadelphia, në shtëpinë e shqiptarit, objekt të cilin bashkatdhetarët tanë, me punë e mund, e siguruan dhe e shndërruan në shkollë shqipe.

Thellësisht mirënjohëse për këtë përkushtim, që ruan e forcon gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar”, ka shkruar Osmani.

