Friday 3 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Policia e Gjilanit me 1430 gjoba dhe 28 aksidente të hetuara në një javë

Takim gjeneralësh, Jashari pret Shefin e Mbrojtjes së Turqisë – diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

Delegacioni i PH Zug vizitoi shkollat fillore në Gjilan ku u njohën me praktikat mësimore

Kuvendi jofunksional, njohësit paralajmërojnë pasoja serioze

Në UKZ u përurua Laboratori i Shkencave Sociale – investim i Telkos

Elon Musk, i pari në botë me pasuri mbi 500 miliardë dollarë

UKZ ka mirëpritur studentët me rastin e fillimit të Vitit Akademik 2025/2026

Ja cilat do të jenë 3 pojektet kryesore të Pogragjës, në Qeverisjen e Arbër Ismajlit

Mbyllja e qeverisë amerikane, Ambasada e ShBA’së në Kosovë del me njoftim sa i përket

QKMF-ja, bëhet me ultrazë modern dhe pajisje mjekësore

 Një prozë e rrallë dokumentare e llojit të vet
Kulturë

Një prozë e rrallë dokumentare e llojit të vet

3 June 2023 0 Comment 5 min read

AA

Proza dokumentare e veteranit të gazetarisë sonë, Hasan Bunjaku, “NJË GJAKIM I PAFAT”, është një prozë e rrallë dokumentare e llojit të vet, nëse jo edhe fare e veçantë në prozën tonë dokumentare në përgjithësi. Ajo është një pasuri e çmueshme fjalësh dhe shprehjesh dialektore të paraqitura në formën më besnike të së folmes popullore; një pasqyrim interesant në formë rrëfimi mbi doket, traditën, mendimin dhe shumëçka tjetër, që ka të bëjë me trashëgiminë tonë kulturore gojore të spektrave të ndryshme.

Shkruan: Dan IBRAHIMI

Të shkruarit e prozës dokumentare të këtij lloji natyrshëm kërkon njohuri të thella të traditës, si dhe përgjegjësi të lartë profesionale, të cilat Hasan Bunjakut nuk i kanë munguar. Si një pendë e rryer e gazetarisë, me intuitë dhe intelekt të lartë, ka ditur ta vjelë dhe ta sistemojë një lëndë të pasurisë sonë popullore të sferave të ndryshme dhe të na e sjellë në formën e këtij libri në mënyrën më besnike të mundshme.

Ndonëse të gjitha ndodhitë, “meselet”, adetet etj., autori i librit i ka nxjerrë nga kujtesa e një rrethi të ngushtë të trungut familjar të tij, ato janë në fakt një pasqyrim i mënyrës sonë të jetesës, perceptimit popullor të rrethanave të kohës, ndërtimit dhe evoluimit tonë të natyrshëm kulturor dhe historik.

Në dukje të parë si një monografi mbi trungun e Demirajve të Bunjakëve, ky libër shkon më tej duke kaluar në një monografi të një lloji fare tjetër, mbase unike te ne, të reflektimit në kohë, gjendje dhe hapësirë përkatëse jetësore të komunitetit.

Dialogjet me bukurinë e shprehjeve tradicionale gege, filozofia popullore, sarkazmat etj., të gjitha dialektore së bashku, e trupëzojnë rrëfimin më të saktë, më të mirë dhe më të bukur të jetës dhe mbijetesës së trungut familjar të autorit.

Rrëfimet dokumentare si: “Po, mirë, o shyl-e-byl, ti a je turk a shiptar…!?”, “Kjo Turki e kafshës keqe, do t’ju bjen shumë telashe”, “S’rrnohet ktu me kta shkije, qi po na bijnë n’qafë birgajrihak”, “Heu, po ku m’banën horrë kta xhanarë e armën s’e kisha…” etj., janë tamam ajo që quhet histori gojore dhe që është edhe më e saktë se historitë e dokumentuara në letra kancelarish, nëse jo në data – në perceptim të së vërtetës po se po. Vetë këta tituj e tregojnë saktë jo vetëm gjendjen nën pushtim, por edhe bindjen kundërshtuese jo vetëm individuale por edhe kombëtare ndaj pushtuesve. Rrëfimet e tjera dokumentare si: “Na duhet burrninë me e kthye me burrni”, “O Nel, qy mos po vjen noj musafir e po koritni me to”, “Vramë n’kofsh burrë, po t’shamën e t’ramën s’ta duroj” etj., e shpalosin më së miri kodin mbi të cilin jetonin shqiptaret dhe në rastin e rrëfimit konkret vetë Demirajt e autorit.

Me pak fjalë, ky libër të mahnit që nga tematikat e ndryshme të problematikave ballafaquese, mendimin, sarkazmin, bukurinë dhe fuqinë e fjalës, deri te sistemimi serioz i lëndës si tërësi. Mendoj që ky libër do ta zgjojë kërshërinë e lexuesve dhe studiuesve të fushave përkatëse si të leksikologjisë, dialektologjisë, letërsisë popullore dhe shumëçka që lidhet me etnokulturën tonë. Thjesht, ky libër i kalon caqet e një monografie familjare, dhe të monografive klasike te ne. Autori, Hasan Bunjaku, ia ka dhënë lexuesit një thesar të pakrahasueshëm. Fare në fund do të thosha që ky libër meriton të jetë në çdo bibliotekë dhe në çdo familje.

_____________________

( Autori i këtij shkrimi është recensent i këtij libri që është botuar këtyre ditëve nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu” )

Share This:

Tags: Hasan Bunjaku
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Policia e Gjilanit me 1430 gjoba dhe

3 October 2025
Futboll

Sylvinho publikon listën e Shqipërisë për ndeshjet

3 October 2025
Lajme

Takim gjeneralësh, Jashari pret Shefin e Mbrojtjes

3 October 2025
Futboll

Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet e

3 October 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Iu dha lamtumira e fundit doajenit të

23 March 2024

Sot, i është dhënë lamtumira e fundit, doajenit të gazetarisë, Hasan Bunjakut, i cili

Lajme

Ndërroi jetë Hasan Bunjaku, doajen i gazetarisë

22 March 2024

Në moshën 80-vjeçare ka ndërruar jetë doajeni i gazetarisë kosovare Hasan Bunjaku. Ai për

Kulturë Letërsi

Shkruan: Sabit Rrustemi – Tri dekada nga

13 January 2024

Këtu e 30-vite më parë nisi rrugëtimin e saj revista letrare – kulturore “Agmia”,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.