Tuesday 27 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një të moshuari të bllokuar në një bodrum

Flaka e Janarit – Pena e Flakës 2026 – Lista e poetëve përzgjedhës në “Ora

Përmirësohet gjendja e Schumacherit pas 12 vitesh në koma, kampioni i Formula 1 s’është më

Kosova me dy sportistë në lojërat olimpike dimërore “Milano Cortina 2026”

Lajmi i Fundit: Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Kryetari Hyseni, uron kampionët e KF Drita për trofeun e Superkupës së Kosovës

Parashikimi i motit për të hënën, 26 janar 2026

Abdixhiku publikon agjendën e Kuvendit të LDK-së: Do të dalim më të fortë

Nata e dytë e festivalit të dramës “Talia e Flakës 2026” – “Sytë e Ujkut”:

Muriqi goditi një tifoz në tribuna, sulmuesi kosovar shkoi menjëherë për t’i kërkuar falje

 Një kopje e rrallë e Dokumentit të Pavarësisë
Uncategorised

Një kopje e rrallë e Dokumentit të Pavarësisë

27 November 2024 0 Comment 5 min read

AA

Në maj të këtij viti gjeta në Boston një kopje të Dokumentit të Pavarësisë, që i ishte dërguar Fan Nolit nga Shqipëria më 1938.

Nga, Ilir Ikonomi

Në Kishën e Shën Gjergjit, me ndihmën e arkivistes Neka Doko, e fotografova me kujdes dokumentin bashkë me dy fletë shoqëruese. Dokumenti ruhet në gjendje mjaft të mirë, ndonëse i dëmtuar pak në cepat e faqeve për shkak të moshës 87-vjeçare.

Është drithëruese kur gjen një gur të tillë të çmuar që të sjell kujtime nga historia jonë kombëtare. Është po aq e bukur ndjesia kur e prek dokumentin dhe ai bëhet si i gjallë në duart e tua.

Në njërën prej faqeve bashkëngjitur thuhet se dokumenti i qenkej dërguar Fan Nolit nga miku i tij në Elbasan Beqir Rusi, ish-anëtar i Senatit që doli nga Kongresi i Lushnjes në 1920 dhe ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 1924, kur Noli ishte kryeministër.

Në vitin 1937, me rastin e 25-vjetorit të pavarësisë, Lef Nosi, që ishte daja i gjyshes sime, lejoi të shtypej një numër i kufizuar kopjesh të Dokumentit të Pavarësisë, të cilin e mbante prej vitesh në ruajtje, ashtu siç ruante edhe shumë dokumente historike me rëndësi në koleksionin e tij.

Në fund të faqes ballore ai kishte shtypur edhe atë pjesë të firmave që ndodheshin në anën e pasme të origjinalit, duke i vënë të gjitha nënshkrimet në një imazh të vetëm.

Disa kopje të shtypura nga Lef Nosi iu dhuruan personaliteteve të ndryshme ose miqve të Mbretërisë Shqiptare, siç ishte ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant dhe të tjerë. Mes tyre paskej qenë edhe Fan Noli.

Ndërkaq, në Shkollën Harry Fultz në Tiranë, aty ku sot është Shkolla Teknike Ekonomike, u ekspozua dokumenti origjinal bashkë me flamurin kombëtar, atë që mendohej se ishte ngritur në Vlorë nga Ismail Qemali.

Në atë kohë, marrëdhëniet mes Mbretit Zog dhe Peshkop Nolit ishin përmirësuar mjaft, edhe pse të dy e kishin dënuar njëri-tjetrin me vdekje – Noli Zogun në dhjetor 1924 dhe Zogu Nolin në tetor 1927.

Në fillim të vitit 1934, Zogu i kishte dërguar Nolit në Boston një ndihmë prej 3,000 frangash, saktësisht 800 dollarë e 35 cent, për t’u shëruar nga një pneunomi e dyfishtë.

Besoj se kjo është ndër të paktat kopje të Dokumentit të Pavarësisë që ekzistojnë. Ndonëse nuk bëhet fjalë për origjinalin, ajo është gjithsesi një pasuri.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një

27 January 2026
Arte tjera

Flaka e Janarit – Pena e Flakës

26 January 2026
Lajme

Përmirësohet gjendja e Schumacherit pas 12 vitesh

26 January 2026
Uncategorised

Diskutohet roli, sfidat dhe e ardhmja e

26 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një

27 January 2026

Ekipi i Zjarrfikësve të Kamenicës realizoi një operacion kërkim-shpëtimi për një person të moshuar

Arte tjera Kulturë Kuriozitete Lajme Letërsi

Flaka e Janarit – Pena e Flakës

26 January 2026

LISTA E PËRZGJEDHUR E POETËVE KONKURUES që garojnë në Orën e madhe letrare të

Lajme Shëndeti

Përmirësohet gjendja e Schumacherit pas 12 vitesh

26 January 2026

Kampioni i Formula 1, Michael Schumacher, nuk është më i detyruar të qëndrojë në shtrat 12

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.