Tuesday 23 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

AAK dega Gjilan – Tubimi i Aleancës së Gruas, imperativ fuqizimi i rolit të grave

Franca njeh Palestinën

Remniku bëhet me fushë moderne sportive

Vdekja e Petrovcit, Kurti: Kosova humbi një thesar kombëtar – trashëgimia e tij artistike do

𝐀𝐫𝐛𝐞𝐫 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐣𝐥𝐢: 𝐏ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐬𝐡ë𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐨𝐯𝐚 𝐧ë 𝐝𝐞𝐛𝐚𝐭

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit vendos rregulla të reja për vizitat

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

Reduktime të furnizimit me ujë në disa lagje të Kamenicës

Ndahet nga jeta infermierja Rejane Haziri – njofton Spitali i Përgjithshëm në Gjilan

E dhimshme: Ndahet nga jeta Rejane Haziri, infermiere në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.

Uncategorised

Nga: Agron Gërguri: – Festivali i Teatrit Shqiptar në Maqedoninë e Veriut

3 October 2023 0 Comment 9 min read

AA

Edicioni 22 | 24 – 30 shtator 2023 | Dibër

Përhershmëria e rëndësisë së Teatrit!

Për shtatë ditë-netë Dibra gostiti me mikëpritje artistët pjesëmarrës në edicionin e 22 të Festivalit të Teatrove në Maqedoninë e Veriut me pjesëmarrje të teatrove nga Kumanova, Shkupi, Prishtina, Tetova, Gostivari dhe Tirana, përfshirë këtu edhe shfaqjen përshëndetëse të Fakultetit të Arteve Dramatike nga Shkupi.

RemasterDirector_1a5c03258

Shkruan: Agron Gërguri – dramaturg

Gara u përmbyëllë në atmosferë festive.

U panë shfaqje, u zhvilluan debate, lindën e u thelluan miqësi, u projektuan ide e mundësi bashkëpunimi për zhvillimin e artit teatror.

Në festivale temat e debatit hapen dhe trajtohen për të vërtetuar edhe një herë përhershmërinë e rëndësisë së teatrit dhe nevojës që kemi për t’i bërë publike ndjenjat tona, reagimin tonë emocional duke trajnuar e forcuar kriteret e vlerësimit për të argumentuar me dije e jo mbajtur qëndrime pozë apo formë pa përmbajtje, një kiç-hiç! Andaj na duhet Teatri si detektor i të vërtetës.

Festivali, debate miqësi e analiza.

Gjatë festivalit në Dibër në debatet konstruktive miqësisht të intonuara me Shemsi Dodën njohës i pasionuar i Teatrit, i cili e përcolli çdo shfaqje me kritikë qëllimmirë, analizat me Vjollcë Bekteshin, aktore brilante e cila gjithëherë kërkon diçka më tepër prej vetes, këtë herë në cilësinë e anëtares së jurisë duke ndier përgjegjësi të shtuar për kriteret e vlerësimit, komunikimin e shëndetshëm me doajenin e aktrimit Bislim Muçaj, i cili gjithëherë të “përlyen” me humor për të vërtetuar pastërtinë e mendimit, me një dashamirësi kritikuese, bisedat e nivelit me Suela Konjarin, e cila gjithëherë rrezanton me elegancë e vendosmëri, pedantëria gjuhësore e Naser Nuredinit, mbi të gjitha kujdesi i Ylberit me plotë njerëzillëk si dëshmi e përkushtimit mikëpritës përkundër obligimeve organizative për mbarëvajtjen e festivalit, të cilin e drejton me sukses, e plotë sakrifica, tash e 22 vjetë. S’ke se si mos t’i thuash bravo Ylber, Teatri si institucion elitar i kulturës po ndodhë në Dibër falë Ylber Nuredinit.

Yllka, të rinjtë vullnetarë dhe donatorët

Për çdo natë ishin aty edhe të rinjtë vullnetarë të festivalit të cilët kryenin punë organizative dhe i jepnin freski festivalit duke dëshmuar se janë e ardhmja e teatrit dibran. Këtë e dëshmon Yllka e cila sapo ka përfunduar Fakultetin e Arteve në Shkup, dega e aktrimit, klasa e Refet Abazit, profesor.

Mecenat dhe donatorët që e duan Teatrin

E po festivali nuk bëhet dot pa donatorë e sponzorë. Për shtatë netë të kaluara në hotel e restaurant “Cami”, deri në fund nuk e kuptuam se njëri ndër ata që me aq dashamirësi e respekt na shërbente ishte Ekuran Cami bashkë me bashkëshorten Rudina Pacuku – Cami, pronar të një biznesi hotelier që lidhej me turizmin kulturor, meqë resorti i tij ishte buzë liqenit të Dibrës, të cilin e përshkonte Rruga e Arbërit. Dhe kur e kuptuam se Ekurani e Rudina nuk janë puntorë por janë pronarë që po ndihmonin organizimin e festivalit me shumë përkushtim e thjeshtësi, respekti për ta u rritë në sytë e secilit prej nesh. Aferim Ekuran e Rudina, dhe të gjithëve që ndihmuan festivalin: Ministria e Kulturës e MV, Komuna e Dibrës, e të tjerë.

Festivali, aktivitetet përcjellëse dhe vlerësimi

Përveç shfaqjeve kishte edhe aktivitete tjera. Secili aktivitet përcjellës plotësonte kurreshtjen historike dhe argumentonte se festivali përveç pikëtakim me teatrot është edhe njohje e rinjohje e historisë.

Krejt në fund të festivalit juria: Vjollca Bekteshi-Hamiti, Bislim Muçaj dhe Suela Konjari, shpallën më të vlerësuarit në këtë festival: regjisorin Arben Kumbaro për regjinë e dramës “Armiku i popullit” e H. Ibsen, shfaqje e cila u vlerësua më e mirë e festivalit> Nga kjo shfaqje me çmime u vlerësuan edhe aktori Arsim Fazlija për rol protagonist dhe aktorja Sheqerije Ilazi për rol dytësorë. Këtë sukses të Teatrit të Tetovës drejtori Bekim Smaili e festoj me të gjithë pjesëmarrësit e natës finale.

Ndërsa çmimet tjera, juria ia ndau Teatrit Shqiptar të Shkupit. U vlerësuan aktorët: Sara Bajrami për rolin kryesor dhe Abedin Alimi për rol dytësor në shfaqjen ADN, në regji të Fatos Berishës.

Festivali përfundoi me thirrjen e të gjithë pjesëmarrësve për kompetentët e kulturës që Festivali të Institucionalizohet, të cilën thirrje e mori me dashamirësi Hekuran Duka, kryetar i komunës së Dibrës, i cili e mbylli festivalin me premtimin se do angazhohet që festivali të vazhdoj.

Mbresë e mungesë!

Mungesa e Josif Papagjonit, Nebi Islamit, Miho Gjinit, të cilët i kishin dhënë peshë festivalit gjatë viteve, u evidentua te thuaja të gjithë, kishin respekt falënderues për gjithë çka i kanë dhënë festivalit në rritën e tij 22-vjeçare.

Mirupafshim në edicionin e 23!

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

AAK dega Gjilan – Tubimi i Aleancës

22 September 2025
Featured

AAK Dardanë – Faton Jakupi: Takim i

22 September 2025
Lajme

Franca njeh Palestinën

22 September 2025
Futboll

Aitana Bonmati fiton Topin e Artë për

22 September 2025
RELATED Stories for you
Lajme

AAK dega Gjilan – Tubimi i Aleancës

22 September 2025

Në tubimin e sotëm të Aleancës së Gruas, bashkë me kandidatet tona për Kuvend

Featured

AAK Dardanë – Faton Jakupi: Takim i

22 September 2025

AAK Dardanë – Faton Jakupi: Takim i ngrohtë me familjen Kryeziu Mirënjohës për mbështetjen

Lajme

Franca njeh Palestinën

22 September 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi para pak çastesh se Franca e ka njohur zyrtarisht

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.