Friday 2 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy gra përfundojnë në spital

Akademi Përkujtimore në Kuvendin e Kosovës për Nexhat Dacin

Homazhet për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Nis numërimi i votave nga 29 përfaqësitë diplomatike

Kolona të gjata në pikëkalimet me Serbinë – Diaspora po kthehet në vendet e BE-së

VV, PDK dhe LDK: Renditja e kandidatëve më të votuar deri tani

Chelsea ndahet me trajnerin Enzo Maresca

E konfirmon Policia: Rreth 40 të vdekur në tragjedinë në Zvicër

Lindja e parë për vitin 2026 trenjakë – Kurti: Gëzim i posaçëm për të gjithë

35 të lënduar nga mjetet piroteknike, disa me lëndime serioze

 Në UKZ u përurua Laboratori i Shkencave Sociale – investim i Telkos
Lajme

Në UKZ u përurua Laboratori i Shkencave Sociale – investim i Telkos

2 October 2025 0 Comment 6 min read

AA

Në një ceremoni solemne, sot u bë përurimi i Laboratorit të Shkencave Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, një hapësirë moderne e ndërtuar me mbështetjen financiare të kompanisë Telkos.

Shiritin e inaugurimit e prenë Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, si dhe pronari i kompanisë Telkos, z. Avni Haziri.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, pasi falënderoi kompaninë Telkos për mbështetjen financiare, vlerësoi hapjen e laboratorit si një arritje të madhe për fakultetin dhe për UKZ-në. Ai theksoi se ky laborator do të jetë një qendër moderne për zhvillimin praktik të studentëve dhe një bazë e rëndësishme për hulumtime të avancuara në fushën e shkencave sociale. “Laboratori do të shërbejë për analiza statistikore, sondazhe, intervista, si dhe metoda të tjera bashkëkohore të kërkimit. Studentët tanë do të kenë mundësi të aplikojnë njohuritë e tyre në mënyrë praktike dhe të marrin përvojë të drejtpërdrejtë në fushën e hulumtimit,” tha Dekani Daku. Po ashtu, ai ka njoftuar se Fakulteti i Shkencave Sociale ka angazhuar për mbajtjen e ligjëratave në lëndë të caktuara, Deputeti austriak në Parlamentin Evropian Lukas Mandl, i cili mban titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, duke e bërë këtë laborator edhe më të vlefshëm për procesin mësimor.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku falënderoi kompaninë Telkos për mbështetjen dhe Dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale për angazhimin në realizimin e këtij projekti. Ai nënvizoi se laboratori është një vlerë e shtuar për universitetin dhe një mundësi e re për studentët e shkencave sociale. “Ky është një investim që i jep një dimension të ri Fakultetit të Shkencave Sociale, por edhe tërë Universitetit tonë. Dua të falënderoj Dekanin për angazhimin e tij dhe inkurajoj edhe dekanët e tjerë të fakulteteve që të punojnë në këtë drejtim. Mbështetjen e menaxhmentit do ta keni gjithmonë. Hapësirat tashmë ekzistojnë, nevojitet vetëm punë dhe përkushtim për programe të reja studimore dhe projekte inovative,” theksoi Rektori Dërmaku.

Drejtori i kompanisë Telkos, z. Vedat Morina, theksoi se ky investim është i dedikuar për rininë e Kosovës dhe se kompania që ai drejton do të vazhdojë të mbështesë arsimin dhe projektet që lidhen me të ardhmen e gjeneratave të reja në Kosovë. “Është krenari për ne që kemi pasur mundësinë të investojmë në dije. Ky laborator është për të rinjtë e Kosovës, për gjeneratat që janë fuqia e shtetit. Urojmë që ky laborator të shfrytëzohet maksimalisht, që të krijoni më të mirën dhe të arrini rezultate konkrete,” u shpreh drejtori Morina.

Laboratori i Shkencave Sociale do të shërbejë si një hapësirë moderne për studentët dhe stafin akademik të FSHS-së, duke u mundësuar atyre të zhvillojnë projekte kërkimore mbi diplomacinë, integrimin evropian, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikat publike.

Ai do të krijojë mundësi për analiza statistikore, mbledhje të të dhënave, përpunim dhe vizualizim grafik me softuerë të avancuar, si dhe përdorim të databazave ndërkombëtare. Për më tepër, laboratori do të jetë një hapësirë bashkëpunimi me institucione publike, OJQ, biznese dhe universitete të tjera evropiane, duke kontribuar në shkëmbimin ndërkombëtar të ideve dhe përvojave.

Share This:

Tags: UKY
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit,

2 January 2026
Lajme

Akademi Përkujtimore në Kuvendin e Kosovës për

2 January 2026
Lajme

Homazhet për Nexhat Dacin në Kuvendin e

2 January 2026
Lajme

Nis numërimi i votave nga 29 përfaqësitë

2 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

UKZ ka mirëpritur studentët me rastin e

1 October 2025

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizoi pritjen solemne për studentët e vitit të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.