Tuesday 14 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nis numërimi i votave të kandidatëve për Asamble në Gjilan, top-pesë më të votuarit nëpër

Nis publikimi i rezultateve nga Qendrat Komunale të Numërimit

Në Gjilan përfundon numërimi i votave për asamble, këto janë rezultatet

PSD-ja në Kamenicë merr afro 20% për Kuvendin e Komunës

UKZ ka mbajtur provimin pranues plotësues për studimet Master për vitin akademik 2025-2026

Lista me emrat e kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen provimit pranues – Afati plotësues

Moment historik, presidenti Trump nënshkruan në Egjipt ”Marrëveshjen e Paqes”: Tre mijë vjet për të

Bill Clinton vlerëson Trump për armëpushimin: Ka merita të mëdha

PDK me më së shumti asamblistë, LDK e dyta, VV renditet e treta

Pas paqes me Izraelin, luftë e brendshme në Gaza: Shënohen 27 viktima

 Në qendër të Gjilanit, inaugurohet shtatorja e tribunit të kombit Ramiz Cernica
Lajme

Në qendër të Gjilanit, inaugurohet shtatorja e tribunit të kombit Ramiz Cernica

28 November 2023 0 Comment 7 min read

AA

Gjilan, 28 nëntor 2023 – Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pikërisht në festën e 28 nëntorit, është inauguruar në qendër të Gjilanit shtatorja e tribunit të kombit, Ramiz Cernica, në ngjarjen ku morën pjesë përfaqësues institucionalë lokalë e qendrorë, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, përfaqësues të FSK-së, policisë e qytetarë.

Paraprakisht, nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina – Bunjaku me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, për të nderuar veprën heroike të tyre në shërbim të atdheut.

Në ngjarjen e inaugurimit të shtatores, në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka folur drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, i cili tha se sot po e nderojnë tribunin Ramiz Cernica, një personalitet të jashtëzakonshëm, një udhëheqës të shquar dhe një kontribues të pamohueshëm për historinë dhe kulturën tonë.

Ai tha se Ramiz Cernica ishte luftëtar, patriot e organizator i mbrojtjes së shqiptarëve në ish-Jugosllavi, ishte pasqyra e rezistëncës së shqiptarëve kundër robërisë.

“Në ditën e flamurit, së bashku po e plotësojmë mozaikun e pasur historik e kombëtar këtu, në zemër të Gjilanit, edhe me figurën e derdhur në bronz të tribunit të kombit, Ramiz Cernica. Largpamësi Ramiz Cernica e donte tokën e trashëguar nga stërgjyrësit e tij, nuk dorëzohej asnjëherë, përkundër regjimit diskriminues ndaj shqiptarëve, dhe se ishte i bindur se një ditë ne do ta gëzojmë të drejtën tonë, lirinë tonë dhe bashkimin tonë në tokat tona”, ka thënë Zeqiri.

Në emër të këshillit organizativ ka folur veprimtari Ismet Sylejmani, i cili e ka vlerësuar lartë veprën heroike të Ramiz Cernicës.

“Para 78 viteve, heroi legjendar i Kuvendit të Kosovës në Prizren, tribuni trim e sypatrembur Ramiz Cernica, me qëndrimin e tij burrëror në mbrojtje të Kosovës në Parlament, në rrethim me kordon të hekurt ushtarak e policorë të ushtrisë dhe policisë pushtuese jugosllave, ia ka ndërtuar vetës së tij përmendoren në zemër të popullit, por edhe ia ka shkrirë shtatin e tij të derdhur në bronz”, tha ndër të tjera Sylejmani.

Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti ka folur zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.

“Sot, në ditën më të madhe kombëtare të 28 nëntorit, ditës së flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë, po e bëjmë inaugurimin madhështor ashtu siç ishte vetë tribuni e heroi i madh i kombit, Ramiz Cernica. Kështu, mes nesh, madhështor e krenar, heroi Ramiz Cernica do qëndrojë përjetësisht duke na përkujtuar pandërprerë se ku ishim, çka përjetuam, si rrugëtuarm, si rezistuam dhe si luftuam, deri në ditët e sotme të lirisë, pavarësisë e shtetësisë”, është shprehur Syla.

Në këtë ngjarje ka folur edhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Luan Aliu dhe deputeti i Kosovës Lindore, Shaip Kamberi, të cilët thanë se inaugurimi i shtatores së Ramiz Cernicës është akt i kujtesës dhe i vlerësimit për një njeri që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kombit tonë.

Në fund, në emër të familjes ka folur djali i Ramiz Cernicës, Milaim Hoxha, i cili e ka falënderuar kryetarin e Komunës, Alban Hyseni dhe të gjithë kontribuesit për vendosjen e shtatores së babait të tij.

Ndryshe, gjatë ditës, në shënim të 28 nëntorit, në Gjilan janë paraparë të mbahen edhe disa aktivitete kulturore: ‘Performancë, 28 nëntori dita e pavarësisë’, teatri i qytetit (13:30), koncerti “Festa e Pavarësisë” – QK ‘Cello Duo”, teatri i qytetit (14:00) dhe koncerti festiv ‘Urime festa e flamurit’ – AKV Gjilani, teatri i qytetit (18:00).

Share This:

Tags: Ramiz Cernica
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Nis numërimi i votave të kandidatëve për

14 October 2025
Lajme

Nis publikimi i rezultateve nga Qendrat Komunale

14 October 2025
Lajme

Në Gjilan përfundon numërimi i votave për

14 October 2025
Lajme

PSD-ja në Kamenicë merr afro 20% për

14 October 2025
RELATED Stories for you
Marketing

Shpallje *** Shpallje *** Shpallje

22 March 2023

Shpallje më datë: 22 mars 2023 Ramiz Shaqiri shpall të pavlefshme dëftesat e klasës

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.