Në Preshevë filloi Festivali “Ditët e Komedisë Shqiptare”
Nata e parë e Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” u hap me shfaqjen teatrale “Bouncers”, në prani të një numri të onsiderueshëm artdashësish tradicional nga Lugina e Preshevës e më gjërë.
Në këtë mbrëmje që përkoi me traditën 20-të vjecare të Festivalit “Netët e Lomedisë Shqiptare”, morën pjesë figura të shquara nga jeta publike dhe institucionale, përfshirë ambasdorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, z. Bardhyl Canaj, Kryetari i KKSH-së, Kryetarja e Komunës së Preshevës, dhe Zv. kryetari i kësaj komune etj.
Festivali vijon në natën e dytë me premierën e shfaqjes “Vetmi në perëndim”, prodhim i Teatrit të Preshevës.









