
Në Bibliotekën e qytetit”Fan Noli”u mbajt Orë Letrare
Në hapësirat e Bibliotekës së qytetit në Gjilan, nxënësit e SHFMU.-së “Thimi Mitko”, nën organizimin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës-dega në Gjilan dhe Bibliotejkës së Qytetit “Fan S. Noli”, u mbajt një Orë Letrare.

Ky aktivitet letrar pwrkoi me shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, me ç’rast nxënësit përmes poezive të tyre performuan talentet vetanake me përkushtim e dashuri ndaj artit poetik.


Në këtë aktivitet morën pjesë edhe akterë tjerë letrar, pëfshirë kreun e Shoqatës z. Hysen Këqikut edhe krijues tjerë letrar, si; Mehmetali Rexhepi, Muharrem Elezi, Baki Krasniqi, Sadbere Gagica, Bajram Kallaba etj, si dhe një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve të shkollës “Thimi Mitko”.
Juria profesionale duke vlerësuar poezitë, përzgjodhi tri (3) më të mirat, me sa vijon:
Vendi i parë: Maida Hajrullahu,
Vendi i dytë: Rozafë Muja dhe
Vendi i tretë: Art Halili.
Në fund, organizatorët uruan për manifestime më të ngjeshura me theks të veçantë me krijuest e rinj.







