Ndërroi jetë Demush Bajrami nga Përlepnica, ish punonjës në Stacionin e Autobusëve në Gjilan
I ndjeri ka shërbyer një kohë të gjatë në sportelet e Stacionit të Autobusëve në ish-kompaninë e transportit “Kosovatrans”.
Si zyrtar kompetent për shitje, ishte në shërbim permament për nxënës, pa përtesë e i gatshëm në cdo kohë dhe vazhdimësi me vite e dekada me radhë.
Poashtu shërbeu me gatishmëri të plotë për studentë e punëtorë të ndërmarrjevë të kohës me buleta mujore, si dhe për të gjithë qytetarët që ë një mënyrë apo tjetër punonin në ndërmarrjeve të ndryshme të kohës në Gjilan, e të cilët udhëtonin çdo ditë pune nga vendbanime të ndryshme të komunës së Gjilanit, Kamenicës e gjetiu dhe anasjelltas.
