Ndahet nga jeta profesori Shyqri Nimani, personi që shkroi Deklaratën e Pavarësisë
Sot gjatë ditës është ndarë nga jeta profesori universitar, Shyqri Nimani.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë i biri, Agoni, i cili njoftoi se ceremonia mortore do zhvillohet nesër në orën 17:00 në varrezat e qytetit në Arbëri.
Shyqri Nimani lindi më 6 maj 1941 në qytetin e Shkodrës dhe ishte piktor, dizenjues grafik dhe pedagog shqiptar.
Ai ishte i mirënjohur në hapësirat shqiptare për kaligrafimin me dorë në pergamen të Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.
Njoftimi i plotë:
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të më të dashurit tonë, profesorit dhe artistit kombëtar Shyqri