Monday 26 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

SELATIN NOVOSELLA – AUTOR I KUJTESËS HISTORIKE DHE MONOGRAFIA „ILMI RAMADANI – VEPRIMTAR QËNDRESTAR”

Ardita Sinani: ARRITJE HISTORIKE: Shqiptarët marrin 2 mandate në Kuvendin e Serbisë

Humbja e Vuçiqit, festë në qendër të Beogradit

BEFASIA NË SERBI: Vučić pranon humbjen – “Fitoi lista studentore”

Bashkimi përmbys Pejën pas një finishi dramatik

Preshevë, 34,3% pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00

TË ARRITURAT E GJIMNAZIT NATYROR “XHAVIT AHEMETI” GJATË NJË VITI

Në Gjilan u zhvilluan Takimet-Garat e XI-ta të Enigmatëve të Kosovës – Kampion u shpall

Presidentja u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë

U kap me 1 milion € në Merdare, kush është personi që (s’)arriti të arsyetoj

 Ndahet nga jeta mësuesi Burhandin Fehmi Salihu, 83-vjeçar
Lajme

Ndahet nga jeta mësuesi Burhandin Fehmi Salihu, 83-vjeçar

26 April 2026 0 Comment 3 min read

AA

Në moshën 83-vjeçare ka ndërruar jetë mësuesi Burhandin Fehmi Salihu nga Gjilani, figurë e njohur e arsimit në Anamoravë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën, më 27 prill 2026, në varrezat e qytetit në Gjilan, në orën 13:00.

I lindur më 12 mars 1944 në Përlepnicë, Salihu shkollën fillore e nisi në Preshevë dhe e përfundoi në Tërnovc të Madh. Shkollën e mesme e kreu në Gjimnazin e Gjilanit, ndërsa studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Në vitin 1967 përfundoi me sukses kursin për mësimdhënës klasor në Prizren.

Karrierën si mësues e nisi në shkollën e Makreshit të Ulët. Nga shtatori i vitit 1968 deri më 13 mars 2009, kur u pensionua, punoi si mësimdhënës i ciklit klasor në Shkollën Fillore “Musa Zajmi” në Gjilan.

Kolegët dhe nxënësit e kujtojnë si mësues të dashur, të vendosur dhe me parime. “Fjalëpak por besnik ndaj fjalës së dhënë,” thuhet për të.

Salihu vinte nga një familje me traditë atdhetare. Gjyshi i tij, Halim Aga, u masakrua në luftën e Gjilanit në vitin 1944. Babai, Fehmi Salihu, ishte gjithashtu mësues dhe i burgosur politik, ashtu si edhe vëllai Fatmir Salihu.

Për mbi 40 vite mbajti ditarin në dorë, duke edukuar breza tërë. Edhe gjatë luftës së viteve 1998/99, shtëpia e tij në Gjilan u dogj nga forcat serbe. Familja Salihu u përball me përndjekje për më shumë se 56 vite.

Ai la pas vetes dy vajza dhe dy djem. Djali i tij, Venhar Salihu, është kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan. Traditën e mësimdhënies në familje po e vazhdon edhe vajza e tij.

“Lapsi dhe ditari ishin arma e tij. Kurrë nuk tha jam i lodhur, as i trembur nga okupatori,” kujtojnë të afërmit.

Share This:

Tags: Gjilan LAjme
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

SELATIN NOVOSELLA – AUTOR I KUJTESËS HISTORIKE

25 October 2026
Uncategorised

Sky News: Ish-udhëheqësi pro-rus i Serbisë bën

25 October 2026
Futboll

Mbappé “creator” në udhëheqjen e “mbretërve” madrilenë

25 October 2026
Lajme

Ardita Sinani: ARRITJE HISTORIKE: Shqiptarët marrin 2

25 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme Opinione

SELATIN NOVOSELLA – AUTOR I KUJTESËS HISTORIKE

25 October 2026

Selatin Novosella – publicist dhe veprimtar i çështjes kombëtare. Selatin Novosella është publicist, veprimtar

Arte tjera Kulturë Letërsi Muzikë

Më vjen të vdes – poezi nga

25 October 2026

Më vjen të vdes Në delir më vjen të vdes,paranoja bie në gjumë,pastaj rishtas

Lajme

Në Gjilan u zhvilluan Takimet-Garat e XI-ta

25 October 2026

Gjilan, 24 tetor 2026 – Gjilani, i njohur si Qyteti i Gjëzave, të shtunën

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.